MONOLIT – HIDROIZOLUES DAST
600L – 1,800L
Llaç hidroizolues një komponentësh me bazë çimento i cili ofron cilësi të mira izoluese ndaj lagështisë dhe mbron betonin nga karbonizimi. Është i përshtatshëm për tu përdorur në hidroizolimin e depozitave që mbajnë ujë të pijshëm, bodrumeve etj. I lehtë në aplikim dhe kosto të ulët aplikimi si dhe nuk ka efekt korroduse për betonet e përforcuara me çelik.
MONOLIT – HIDROIZOLUES DAST
MONOLIT – DAST është llaç hidroizolues një komponentësh me bazë çimento
KARAKTERISTIKAT
Llaç hidroizolues një komponentësh me bazë çimento i cili ofron cilësi të mira izoluese ndaj lagështisë dhe mbron betonin nga karbonizimi. Është i përshtatshëm për tu përdorur në hidroizolimin e depozitave që mbajnë ujë të pijshëm, bodrumeve etj. I lehtë në aplikim dhe kosto të ulët aplikimi si dhe nuk ka efekt korroduse për betonet e përforcuara me çelik.
FUSHAT E APLIKIMIT
Hidroizoliom i sipërfaqeve prej betoni, suvasë dhe mureve nga lagështia. I përshtatshëm për hidroizolimin e depozitave të ujit, bodrumeve, ambienteve nëntokësore etj. I përshtatshëm për hidroizolimin e brendshëm për zonat nëntokësore, si për shembull bodrumeve, pasi i rezizton
presioneve të larta për shkak të lidhjen shumë të fortë që krijon me suportin.
MËNYRA E PËRGATITJES
Përgatitja e suportit
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat, yndyrnat dhe çdo lloj
tjetër papastërtie. Nëqoftëse sipërfaqja ku aplikohet MONOLIT ka plasaritje ose të çara, fillimisht kryhet mbyllja e tyre dhe pastaj aplikohet
produkti. Nëse sipërfaqja ku aplikohet ka cepa telash të dalë, ato duhet
të priten nga 2 deri në 4 cm thellësi dhe pastaj vrima e krijuar mbyllet e
më pas aplikohet produkti.
APLIKIMI
MONOLIT shtohet gradualisht në sasinë e kërkuar të ujit nën një përzierje të vazhdueshme derisa të formohet një masë viskoze e përshtatshme për tu aplikuar me furçë. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë terësisht e tharë dhe nuk duhet të ketë gjurmë lagështie. Produkti
aplikohet me dy ose më shumë shtresa në varësi të mjedisit ku aplikohet. Çdo shtresë nuk duhet të jetë më shumë se 1mm e trashë për të shmangur plasaritjet dhe shtresa pasardhëse aplikohet mbasi të jetë tharë plotësisht shtresa parardhëse.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në ambalazh origjinal dhe
mbrohet nga ngricat dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell.
Specifikime: MONOLIT – HIDROIZOLUES DAST
|
Nuk ka ende vlerësime.