HIDROIZOLUES IZOELASTIC UV
7,700L
IZOELASTIC UV
Material hidroizolues dy komponentësh me bazë çimentoje, me elasticitet dhe me funksion mbrojtës për tarraca.
KARAKTERISTIKAT
Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimentoje, inertësh me granulometri të seleksionuar, aditivësh specialë dhe polimere sintëtike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qëramikës (të parapërgatitura). Pas fortësimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë.
HIDROIZOLUES IZOELASTIC UV
HIDROIZOLUES IZOELASTIC UV Material hidroizolues dy komponentësh me bazë çimentoje, me elasticitet dhe me funksion mbrojtës për tarraca.
KARAKTERISTIKAT
Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimentoje, inertësh me granulometri të seleksionuar, aditivësh specialë dhe polimere sintëtike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qëramikës (të parapërgatitura). Pas fortësimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë.
FUSHA E ZBATIMIT
- Shtrimin e membranave hidroizoluese për ambiente taracash.
- Mbrojtje fleksibile dhe rezistente ndaj ujit e lagështirës për sipërfaqet e betonit dhe suvatë. Sa më i madh është presioni i ujit aq më i trashë duhet aplikuar produkti.
- Veshje hidroizoluese dhe mbrojtësë e siperfaqëve të betonit, subjekt i agresionit kimik, si kripërat, anti-ngricë, sulfatet, etj.
- I përshtatshëm për hidroizolimin e sipërfaqëve të cilat janë subjekt i vibrimeve dhe i deformimeve të ndryshme.
MËNYRA E APLIKIMIT
Përgatitja e suportit
Dysheme çimentoze në ballkone, taraca dhe pishina, sipërfaqja që do të izolohet duhet të ketë një pjerrësi të përshtatshme dhe nuk duhet të ketë gropa (gropat duhen të mbulohen me Fibren GP-70). Në qoftë se suporti ka mbetje telash apo hekurash të cilat dalin nga thellesia e betonit apo murit atëherë ato duhen prerë në thellesi 2-4 cm dhe më pas gropën e hapur e mbulojmë me mënyrën e përshkruar më lartë. Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër, rezistuese dhe e qëndrueshme. Per izolimin e bodrumeve në ndertësat e vjetra, duhet të hiqet çdo suvatim ekzistues deri në një lartësi prej 30 cm mbi nivelin e lagështirës dhe më pas të vazhdohet si më lartë. Në rastin e mbivendosjes së pllakave mbi pllakat ekzistuese të qëramikës, sigurohuni që ato të jenë të ngjitura mirë; pastroni dhe përgatisni sipërfaqen e dyshemesë së vjetër me kujdes, fillimisht me një detërgjent të përshtatshëm, dhe më pas me FG CLEAN. Suvatë duhet të jenë të maturuara (7 ditë për çdo cm trashësi) me ngjitje të përshtatshme në suport dhe rezistëncë mekanike të mirë. Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër dhe e qëndrueshme. Lagni me ujë sipërfaqen që do të izolohet, përpara se të aplikoni IZOELASTIC UV.
APLIKIMI
Derdhni komponentin B (lëngun) në një enë të pastër të përshtatshme, më pas, shtoni me ngadalë komponentin A (pluhurin) duke e përzier mekanikisht. Përziejeni me kujdes me një përzierës mekanik me shpejtësi të vogël, derisa të përftohet një masë homogjene. Nuk këshillohet përgatitja e përzierjes manualisht. Aplikimi i materialit bëhet me furçë ose me rrul në disa duar në varesi të mbrojtjes që duam të sigurojmë ndaj ujit. Materiali aplikohet 1 mm për shtresë. Shtresa pasardhëse aplikohet mbasi të jetë tharë shtresa para-ardhëse. Mbasi të keni aplikuar materialin duhet ta mbroni atë nga temperaturat e larta, shiu, etj. Në këndet lidhëse midis dyshemeve dhe mureve apo në siperfaqet me shumë shtypje dhe mikrocarje etj, IZOELASTIC UV ka nevojë për përforcim duke mbuluar sipërfaqet me një shirit rrjete me fibra 10 cm dhe nqs sipërfaqja është shumë difektoze atëherë të mbulohet komplet me rrjetë me fibra xhami nga 65-125 gr për m2. Gjithashtu rrjetë përdoret dhe për pishina apo tarraca.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: HIDROIZOLUES IZOELASTIC UV
|
Nuk ka ende vlerësime.