RENOFIX 700 – GRAFIATO MINERALE
RENOFIX 700 – GRAFIATO MINERALE material struktural për një jetesë komode dhe të shëndoshë. Renofix 700 është një material bashkëkohor ndërtimor me cilësi të larta. Fasadë minerale strukturale mbuluese për jashtë dhe brënda. Përbërje: gëlqere e hidratuar, çimento e bardhë dhe rërë e bardhë mermeri. Renofix 700 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Materiali duhet të jetë pa kokrra. Pas kohëzgjatjes prej 10 minuta, materiali edhe njëherë përzihet. Të ruhet në vend të thatë. Qëndrueshmëria: 6 muaj. Ti përmbahet udhëzimit teknik. S’duhet të punohet nën temperature prej +5°C. Renofix 700 furnizohet në thasë letre nga 25 kg. që janë të mbrojtura nga lagështia. Ruani në një vend të thatë (nëse është e mundur në paletë druri). Afati i deponimit: 6 muaj sipas Rregullores 1907/2006/EU, Shtojca XVII në 20°C, 65% l. r. e ajrit.
PËRMBAJTJA
- Gëlqere e hidratizuar
- Çimento e bardhë
- Rërë e bardhë mermeri
VEÇORITË
- Ngjyrë të bardhë me shkëlqim
- Cilësi të shkëlqyer të përpunimit
- Llaç final me strukturë të përsosur
- Ekologjikisht i preferuar
PËRGATITJA E BAZËS
Bazamenti duhet të jetë i thatë dhe i pastruar nga pluhuri. Renofix 700 mund të përdoret mbi llaçet themelore (gëlqere, çimento dhe gips) pasi të jenë tharë plotësisht. Të gjitha bazamentet, pllakat e gipskartonit apo sipërfaqet e lëmuara të betonit duhet paraprakisht të rrafshohen mirë me Renofix 5 i bardhë / Renofix 18 ngjitës ndërtimi.
PËRGATITJA E LLAÇIT
Një thes Renofix 700 zbrazet në 6.3-6.7 litra ujë të pastër dhe përzihet me mikser deri sa të fitohet masë homogjene. Pas 10 minutave, duhet përzier sërish.
PËRPUNIMI DHE KUSHTET E PËRPUNIMIT
Llaçi vendoset me rrafshues metali që nuk ndryshket (gletkele).Strukturimi i llaçit arrihet me fërkuese nga stiropori apo plastika. Nuk lejohet përdorimi në temperaturë nën +5C. Nuk lejohet përzierja me materiale tjera.
Për udhëzime të hollësishme të sigurisë, këshillohuni me fletët e veçanta të sigurisë. Ju lutemi lexoni broshurën e sigurisë para përdorimit.
Specifikime: RENOFIX 700 – GRAFIATO MINERALE
|





Nuk ka ende vlerësime.