Dërgo mesazh në Whatsapp.

PËLHURË ME FIBRA KARBONI

Vlerëso Produktin

36,000L

UNIWRAP WALL 200

Pëlhurë me fibra karboni për forcime strukturore të objekteve ne zona sizmike
KARAKTERISTIKAT

  • Fibra karboni të vazhdueshme në një drejtim.
  • Në kombinim me rezina epokside EPOWRAP FG – 200 formon një material kompozit.
  • Forcimi i jashtem i elementeve strukturore dhe lejon difuzionin e avujve.
  • Rezistenca të larta elastike dhe izolim.

36,000L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 1

PËLHURË ME FIBRA KARBONI

PËLHURË ME FIBRA KARBONI për forcime strukturore të objekteve ne zona sizmike.

KARAKTERISTIKAT

  • Fibra karboni të vazhdueshme në një drejtim.
  • Në kombinim me rezina epokside EPOWRAP FG – 200 formon një material kompozit.
  • Forcimi i jashtem i elementeve strukturore dhe lejon difuzionin e avujve.
  • Rezistenca të larta elastike dhe izolim.

FUSHA E PËRDORIMIT

Pëlhura karbonit UNIWRAP WALL 200 përdoret si përforcim i jashtëm, me ngjitje dhe lidhje të jashtme të elementeve strukturore me rezinë
epokside EPOWRAP FG – 200, për të rritur forcat mekanike të trarëve dhe kolonave të betonit, lidhjen së kolonave me:

  • Përforcimi i strukturave për rezistenca të larta ndaj levizjeve sizmike.
  • Mbrojtja dhe përforcimi i elementeve të betonit nga korrodimi.
  • Rritja e ngarkesave deri në ndryshim destinacioni përdorimi.
  • Riparimi i strukturave të betonit pas dëmtimit nga tërmetet.
  • Forcimi me materiale kompozite mund të aplikohet në beton, elemente prej druri dhe çeliku, dhe muret mbajtës.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
  1. Sipërfaqja
    – Sipërfaqja duhet të jetë pa pjesë të shkëputura, suva, bojë, vaj ose graso. Pas pastrimit të plotë, sipërfaqja ashërsohet me një furçë metalike.
    – Te çarat ekzistuese në beton duhet të riparohen me injëksione me produktet EPOLOT.
    – Cepat e jashtëm duhet të rrumbullakohen në një rreze prej 10-30 mm.
    – Sipërfaqja duhet të jetë aq e sheshtë. Çdo defekt sipërfaqesor duhet të riparohet duke përdorur EPOWRAP PRIMER.
  2. APLIKIMI
    Fillimisht në sipërfaqen që do trajtohet aplikohet EPOWRAP FG – 200. Pastaj, UNIWRAP WALL 200 pritet me gërshërë në dimensionet e
    dëshiruara. Pas vendosjes të kujdesshëm në sipërfaqe pëlhura vendoset ngadalë me rrul të veçantë plastik për të arritur kontakt më të mirë
    me sipërfaqen, impregnim të plotë dhe largimin e flluska të ajrit. Drejtimi i pëlhurës duhet të ndjekë drejtimin e forcave elastike dhe
    fibrat e saj duhet të jenë sa më te drejta të jetë e mundur. Gjatë izolimit të shtyllave, mbivendosja e pëlhurës është e nevojshme të jetë rreth15 – 20 cm.
    • Nëse nevojitet më shumë se një shtresë e aplikimit, proçesi i lartpërmendur i aplikimit përsëritet. Në këtë rast shtresa e mëparshme nuk duhet të jetë plotësisht e thatë, në të kundërt bëhet ashpërsim i sipërfaqes përsëri.
    • Më pas, shtresa e pëlhurës mbulohet nga jashtë me EPOWRAP FG – 200 dhe pastaj rërë kuarci derdhet në shtresë sa ende ështe e freskët në mënyrë që të aplikojnë më vonë një shtresë mbrojtëse me bazë çimento (suva).

PAKETIMI
UNIWRAP WALL 200 pëlhurë karboni është në dispozicion në ambalazh me gjatësi 50 m dhe 60 cm të gjerë.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: PËLHURË ME FIBRA KARBONI

Përmasa

50m x 1m / 250gr/m2

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “PËLHURË ME FIBRA KARBONI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart