NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

Vlerëso Produktin

2,200L23,000L

DW 7100 EPOFAST

Ngjitës pllakash dy – komponentësh me bazë rezine epokside me kohë tharje të shpejtë.

PËRSHKRIMI

DW 7100 EPOFAST është ngjitës pllakash 2 komponentësh i cili nuk përmban solvent. Karakterizohet nga rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse. DW 7100 EPOFAST është rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentëve gërryes për beton, agjentëve të pastrimit, ujit të detit dhe ujit të kripur. Sipas standardit EN 12004 klasifikohet si R2FT, ngjitës për pllaka me forcë ngjitëse e përmirësuar, kohë tharje të shpejtë dhe pa rrëshkitshmëri vertikale. Produkti karakterizohet nga punueshmëri e shkëlqyer dhe mjetët e punës pastrohen lehtësisht me ujë para se të forcohet.

SKU: N/A Tags: ,

2,200L23,000L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST Ngjitës pllakash dy – komponentësh me bazë rezine epokside me kohë tharje të shpejtë.

PËRSHKRIMI

DW 7100 EPOFAST është ngjitës pllakash 2 komponentësh i cili nuk përmban solvent. Karakterizohet nga rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse. DW 7100 EPOFAST është rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentëve gërryes për beton, agjentëve të pastrimit, ujit të detit dhe ujit të kripur. Sipas standardit EN 12004 klasifikohet si R2FT, ngjitës për pllaka me forcë ngjitëse e përmirësuar, kohë tharje të shpejtë dhe pa rrëshkitshmëri vertikale. Produkti karakterizohet nga punueshmëri e shkëlqyer dhe mjetët e punës pastrohen lehtësisht me ujë para se të forcohet.

FUSHAT E APLIKIMIT

DW 7100 EPOFAST aplikohet në ato ambiente ku kërkohet forcë e lartë ndaj ngarkesave mekanike dhe rezistencë ndaj agjentëve kimike. Produkti
përdoret për ngjitjen e pllakave për ambiente industrial. Përdoret për vendosjen e pllakave në mur si edhe për mbushjen e fugave në mure të ambiente industriale si fabrika birre, qumështore, laboratore, thertoreve dhe në sektorë të tjerë ushqimorë ose të industrisë kimike si dhe në pishina, kuzhina etj. Është i përshtatshëm për vendosjen e pllakave në sipërfaqe të ndryshme si beton, llaç, metal, dru etj. Gjithashtu mund të përdoret për të mbushur fuga deri në gjerësinë 6mm.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

1. Sipërfaqja
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër, e qëndrueshme, pak e ashpër dhe pa materiale që parandalojnë lidhjen të tilla si pluhur, vajra etj. Nëse është e nevojshme, sipërfaqja duhet të parapërgatitet me larje, ashpërsim, etj. Dhe në raste të mureve, fërkohet me një furçë teli apo një paisje tjetër e ngjashme.
2. Përgatitja e produktit
Komponenti A (rezina) dhe komponenti B (forcuesi) janë mbushur në dy kova të veçanta, në proporcion të paracaktuar në raport peshe. E gjithë sasia e komponentit B duhet shtuar në komponentin A. Përzierja e 2 komponentëve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me shpejtësi të ulët (300 rrotullime / min). Është e rëndësishme që për të arritur një përzierje të plotë të përzihet mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniformë e forcuesit.
3. Proçedura e aplikimit
Ngjitja e pllakave
Produkti duhet të aplikohet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar në mënyrë që të bëhet një shpërndarje uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat vendosen mbi materialin e hapur duke i shtypur dhe duke i levizur deri sa të jenë një pozicionin e dëshiruar.

Mbushja e fugave
Fugat duhet të jenë të pastra dhe të thata në mënyrë që të bëhet aplikimi i produktit me anën e një mallë gome në drejtim diagonal me drejtimin e fugës në mënyrë që të bëhet mbushja e plotë dhe të largohet materiali i tepërt. Sasia e mbetur mbi pllaka e produktit largohet gjatë larjes duke përdorur një sfungjer të fortë dhe të njomë. Pasi DW 7100 EPOFAST është tharë mjaftueshëm sasia e mbetur mbi pllaka hiqet duke përdorur një sfungjer të butë të lagur. Më pas bëhet pastrimi final me anën e një sfungjeri të pastër. Përdorimi i ujit të vakët e bën pastrimin më të lehtë. Për pastrimin më të mirë 10% solvent mund të shtohet në ujin që do përdoret për pastrim.

PAKETIMI

DW 7100 EPOFAST është i disponueshëm në paketim 1 Kg dhe 15 Kg në proporcion përzierjen paracaktuar ne peshë. Kova e komponentit B është e ndërfutur në enën e komponentit A.

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

24 muaj nga data e prodhimit në qoftë se ruhet në paketim origjinal të mbyllur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj diellit. Temperatura e magazinimit rekomandohet ndërmjet +5°C dhe +35°C.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

Ngjyra
Paketimi

1kg/A&B, 15Kg/A&B

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST
NGJITËS EPOKSID DW 7100 EPOFAST

2,200L23,000L

Dërgo mesazh në Whatsapp.
Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart