Dërgo mesazh në Whatsapp.

MP 75 – LLAC MBUSHËS KNAUF

750L

MP 75 është një llaç i parapërgatitur me bazë gipsi, e cila përdoret si suva një-shtresore për mure dhe tavane në ambjente të brendshme.

Tags: ,

750L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

MP 75 – LLAC MBUSHËS KNAUF

MP 75 – LLAC MBUSHËS KNAUF është një llaç i parapërgatitur me bazë gipsi, e cila përdoret si suva një-shtresore për mure dhe tavane në ambjente të brendshme. Suvaja MP75 përshtatet në mënyrë ideale mbi sipërfaqe betoni poroz, gëlqere, mure të ndërtuara me materiale të ndryshme ose mure me tulla poroze, pasi ajo i përshtatet shumë mirë karakteristikave përsa i takon aftëisë thithëse dhe natyrës së sipërfaqeve që do të suvatohen.

Në rast të sipërfaqeve të vështira jo thithëse si beton vjen në ndihmë solucioni paratrajtues p.sh. Knauf Betokontakt ose Knauf Sraykontakt, ndërsa tek sipërfaqet shumë thithëse përdoret solucioni paratrajtues Knauf Aufbrennsperre. Suvaja përdoret në të gjitha ambjentet e brendshme me lagështi të zakonshme përfshirë ambjentet me lagështi si kuzhina dhe banjo.

Karakteristikat

  • Llac i lehtë gipsi për përdorim në ambjente të brendshme
  • Minerale
  • I lehtë dhe produktiv
  • Krijon klimë ambjenti të kënaqshëm dhe të shëndetshëm
  • Rregullon lagështirën dhe lejon difuzionin
  • Ndikon në teknikën e mbrojtjes nga zjarri
  • Rezistent ndaj gërvishtjes
  • Trashësia e shtresës së suvasë deri 50 mm
  • Përpunimi me makineri ose me dorë

Fusha dhe përdorimit

Për krijimin e sipërfaqeve të lëmuara, lehtësisht të strukturuara në muret dhe tavanet në ambjenteve të brendshme. Suva një-shtresore për të gjitha sipërfaqet, beton si dhe sipërfaqe mbajtëse të suvatuara më parë.

  • Përdoret në të gjitha ambjentet „nga çatia deri në bodrum“ me lagështi të zakonshme ajri përfshirë kuzhinat dhe banjot me përdorim të zakonshëm (p.sh. tualetet në shkolla dhe banjot në hotele, spitale, azile dhe shtëpi kujdesi për të moshuar)
  • Për krijimin e sipërfaqeve me kualitet sipas nivelit K1-K4 e patinuar dhe K1-K3 vetëm në rast se suvaja tërhiqet, K4 e patinuar duke u përdorur së bashku me stukot Knauf Multi-Finish ose Readygips
  • Si sipërfaqe për tu përpunuar më tej me bojë ose letra murale
  • Si sipërfaqe për tu veshur me pllaka
  • Si sipërfaqe për të aplikuar suva dekorative
Përpunimi

Për krijimin e sipërfaqeve të lëmuara, materiali i spërkatur nga makineria shpërndahet me një mastar-H në të gjitha dretimet, vertikalisht dhe horizontalisht (trashësia mesatare e suvasë 10 mm, trashësia minimale e suvasë 8 mm). Pasi fillon ngurtësimi tërhiqet më një mastar trapezial dhe drejtohen këndet.

Sipas nevojës mund të punohet më tej edhe nje herë me mallë. Sipërfaqja e suvatuar laget lehtë duke krijuar mbi sipërfaqe një masë kremoze e cila përdoret për të filzuar sipërfaqen dhe mbushur disnivelet. Pasi suvaja lidhet lehtë, sipërfaqja e suvatuar fillon lëmimin me mallë.

Njihuni me produktet tona KNAUF

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: MP 75 – LLAC MBUSHËS KNAUF

Paketimi

30kg

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “MP 75 – LLAC MBUSHËS KNAUF”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart