DAST DW HOLZFIX

Vlerëso Produktin

3,400L

DW HOLZFIX

Ngjitës me bazë çimento dy komponentësh shumë fleksibël për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj në sipërfaqe të vështira.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

DW HOLZFIX është klasifikuar si C2S2 P1 sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë. Sipas EN 12002 klasifikohet si S2, fleksibilitet i lartë. Sipas ISO 13007 klasifikohet si P1 ngjitës me forcë ngjitëse normale në sipërfaqe druri.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për zonat e thata dhe me lagështi.
  • Përmirësim i parametrave të punës.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelani në sipërfaqe të vështira.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, porcelani në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, porcelan mbi pllaka ekzistuese të vjetra.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, pllaka porcelani mbi dysheme ngrohje.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, pllaka porcelani mbi substrate jo të qëndrueshme druri.

3,400L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

DAST DW HOLZFIX

DAST DW HOLZFIX Ngjitës me bazë çimento dy komponentësh shumë fleksibël për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj në sipërfaqe të vështira.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

DW HOLZFIX është klasifikuar si C2S2 P1 sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë. Sipas EN 12002 klasifikohet si S2, fleksibilitet i lartë. Sipas ISO 13007 klasifikohet si P1 ngjitës me forcë ngjitëse normale në sipërfaqe druri.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për zonat e thata dhe me lagështi.
  • Përmirësim i parametrave të punës.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelani në sipërfaqe të vështira.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, porcelani në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, porcelan mbi pllaka ekzistuese të vjetra.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, pllaka porcelani mbi dysheme ngrohje.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres, pllaka porcelani mbi substrate jo të qëndrueshme druri.

FUSHA E PËRDORIMIT

DW HOLZFIX përdoret për shtrimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelani, pllaka të dimensioneve të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj Kjo është e përshtatshme për brenda dhe jashtë. DW HOLZFIX gjithashtu mund të aplikohet në sipërfaqe të deformueshme si pllaka gipsi, druri, apo dysheme me ngrohje qendrore për shkak të parametrat teknike të produktit.

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Përgatitja e sipërfaqes
Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 230 C dhe U.R 40%). Suportet C2 S1 duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër e pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale anti-ngjitëse. Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suvatë përpara aplikimit të produktit duhet të kenë një maturim të paktën 1 javë për 1 cm trashësi. Sipërfaqja e suportit ku do të aplikohet produkti duhet të jetë e pastër nga çdo lloj lënde e huaj.

APLIKIMI

Për një aplikim sa më të mirë të produktit si dhe për të përftuar një shpërndarje të mirë dhe uniforme në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që fillimisht shtrimi i produktit mbi suport të bëhet me pjesën e drejtë të mallës, e më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Produkti duhet të aplikohet me një mallë të përshtatshme në varësi të tipit dhe përmasave të pllakës. Rekomandohet që mbas vendosjes së pllakës, të ushtrohet presion mbi të në mënyrë që pjesa e pasme të laget plotësisht. Në kushte të veçanta si: temperaturat e larta apo erërat e forta, dielli apo substrate me një absorbim të lartë të ujit që ndikojnë negativisht në performancën e produktit madje mund të ulin në mënyrë të ndjeshme kohën e hapjes dhe të korrektimit, ndaj për të mënjanuar probleme të tilla rekomandohet që suporti të spërkatet me ujë përpara aplikimit të ngjitësit ose të trajtohet me astarin DW PRIMER. Gjithsesi në çdo rast është e rëndësishme që përpara shtrimit të pllakës të kontrollohet nëse ngjitësi ka formuar cipë. Në një rast të tillë duhet të bëhet një rishpërndarje e ngjitësit për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij. Duhet shmangur derdhja e ujit mbi ngjitësin që ka krijuar cipë (është ngurtësuar) sepse në një rast të tillë formohet një shtresë anti-ngjitëse. Në rastin e veshjeve dhe dyshemeve në ambjente të jashtme sidomos në rastet kur pjesa e pasme e pllakave është me reliev këshillohet që ngjitësi të përhapet edhe në pjesën e pasme të pllakës edhe në suport
në mënyrë që të mos krijohen zgavra (kavitete) në të cilat mund të penetrojë uji apo të formohet lagështi e cila mund të shkaktojë më pas shqitjen ose edhe thyerjen e pllakave.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: DAST DW HOLZFIX

Paketimi

25kg

Ngjyra

Gri

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “DAST DW HOLZFIX”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dërgo mesazh në Whatsapp.
Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart