Dërgo mesazh në Whatsapp.

DAST DW 2200 RAPID

Vlerëso Produktin

2,200L

DW 2200 RAPID

Ngjitës me bazë çimento me tharje të shpejtë për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj

Klasifikimi i produktit

DW 2200 RAPID është klasifikuar si C2F sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, F tharje finale e shpejtë.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për zonat e thata dhe me lagështi.
  • Përmirësim i parametrave të punës.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.

2,200L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

DAST DW 2200 RAPID

DAST DW 2200 RAPID Ngjitës me bazë çimento me tharje të shpejtë për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj

Klasifikimi i produktit

DW 2200 RAPID është klasifikuar si C2F sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, F tharje finale e shpejtë.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për zonat e thata dhe me lagështi.
  • Përmirësim i parametrave të punës.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan.
  • Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.

FUSHA E PËRDORIMIT

DW 2200 RAPID përdoret për shtrimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan, pllaka të dimensioneve të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj Ky produkt është i përshtatshëm për brenda dhe jashtë.

DW 2200 RAPID gjithashtu mund të aplikohet në sipërfaqe të deformueshme si pllaka gipsi, druri, apo dysheme me ngrohje qendrore kur përforcohet me adetivin DW 17, adetiv që përmirëson parametrat teknike të ngjitës.

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Përgatitja e sipërfaqes
Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 230 C dhe U.R 40% ). Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale anti-ngjitëse.

Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suvatë përpara aplikimit të produktit duhet të kenë një maturim të paktën 1 javë për 1 cm trashësi. Suportet duhet të jenë mekanikisht të qëndrueshëm në funksion të qëllimit të përdorimit. Sipërfaqja e suportit ku do të aplikohet produkti duhet të jetë e pastër nga çdo lloj lënde e huaj.

APLIKIMI

Për një aplikim sa më të mirë të produktit si dhe për të përftuar një shpërndarje të mirë dhe uniforme në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që fillimisht shtrimi i produktit mbi suport të bëhet me pjesën e drejtë të mallës, e më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Produkti duhet të aplikohet me një mallë të përshtatshme në varësi të tipit dhe përmasave të pllakës.

Rekomandohet që mbas vendosjes së pllakës, të ushtrohet presion mbi të në mënyrë që pjesa e pasme të laget plotësisht. Në kushte të veçanta si: temperaturat e larta apo erërat e forta, dielli apo substrate me një absorbim të lartë të ujit që ndikojnë negativisht në performancën e produktit madje mund të ulin në mënyrë të ndjeshme kohën e hapjes dhe të korrektimit, rekomandohet që suporti të spërkatet me ujë përpara aplikimit të ngjitësit ose të trajtohet me astarin DW PRIMER.

Gjithsesi në çdo rast është e rëndësishme që përpara shtrimit të pllakës të kontrollohet nëse ngjitësi ka formuar cipë. Në një rast të tillë duhet të bëhet një rishpërndarje e ngjitësit për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij. Duhet shmangur derdhja e ujit mbi ngjitësin që ka krijuar cipë (është ngurtësuar) sepse në një rast të tillë formohet një shtresë anti-ngjitëse.

Në rastin e veshjeve dhe dyshemeve në ambjente të jashtme sidomos në rastet kur pjesa e pasme e pllakave është me reliev këshillohet që ngjitësi të përhapet edhe në pjesën e pasme të pllakës edhe në suport në mënyrë që të mos krijohen zgavra (kavitete) në të cilat mund të penetrojë uji apo të formohet lagështi, të cilat mund të shkaktojnë më pas shqitjen ose edhe thyerjen e pllakave.

Njësia matëse copë/paletë Konsumi Ngjyra/specifikime të tjera 25 kg/thes 54 cp/paletë 3-5kg/m2 Gri

PAKETIMI

DW 2200 RAPID është e mbushur në thasë letre prej 25 Kg.

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

12 muaj, kur është i ruajtur në mjedis normal dhe paketim origjinal, të mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: DAST DW 2200 RAPID

Paketimi

25kg

Ngjyra

Gri

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “DAST DW 2200 RAPID”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart