DAST DW 1100 KOLL PLLAKASH
430L – 520L
DW 1100
Ngjitës me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike
KLASIFIKIMI I PRODUKTIT
DW 1100 është klasifikuar si C1TE sipas EN 12004, baza C çimento, 1 ngjitës me forcë ngjitëse normale, T antirreshkitshmëri, E kohë e zgjatur punimi
KARAKTERISTIKAT
- Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në ambiente banimi.
- Punueshmëri e mirë.
- Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe me bazë çimento.
- Për fiksim qeramike në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
DAST DW 1100 KOLL PLLAKASH
KOLL PLLAKASH DAST DW 1100 Ngjitës me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike
KLASIFIKIMI I PRODUKTIT
DW 1100 është klasifikuar si C1TE sipas EN 12004, baza C çimento, 1 ngjitës me forcë ngjitëse normale, T antirreshkitshmëri, E kohë e zgjatur punimi
KARAKTERISTIKAT
- Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në ambiente banimi.
- Punueshmëri e mirë.
- Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe me bazë çimento.
- Për fiksim qeramike në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
FUSHA E PËRDORIMIT
DW 1100 përdoret për shtrimin e pllakave qeramike, pllaka të dimensioneve të vogla në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, dysheme
me bazë çimento e suva. Ky produkt është i përshtatshëm për ambiente të brendshme.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 23o C dhe U.R 40% ). Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale antingjitëse.
Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suvatë përpara aplikimit të produktit duhet të kenë një maturim prej të paktën 1 javë për 1 cm trashësi. Suportet duhet të jenë mekanikisht të qëndrueshëm në funksion të qëllimit të përdorimit. Sipërfaqja e suportit ku do të aplikohet produkti duhet të jetë e pastër nga çdo lloj lënde e huaj.
APLIKIMI
Për një aplikim sa më të mirë të produktit si dhe për të përftuar një shpërndarje më të mirë dhe uniforme në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që fillimisht shtrimi i produktit mbi suport të bëhet me pjesën e drejtë të mallës, e më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Produkti duhet të aplikohet me një mallë të përshtatshme në varësi të tipit dhe për masave të pllakës. Rekomandohet që mbas vendosjes së pllakës, të ushtrohet presion mbi të në mënyrë që pjesa e pasme të laget plotësisht.
Në kushte të veçanta si: temperaturat e larta apo erërat e forta, dielli apo substrate me një absorbim të lartë të ujit që ndikojnë negativisht në performancën e produktit madje mund të ulin në mënyrë të ndjeshme kohën e hapjes dhe të korrektimit. Rekomandohet që suporti të spërkatet me ujë përpara aplikimit të ngjitësit ose të trajtohet me astarin DW PRIMER.
Gjithsesi në çdo rast është e rëndësishme që përpara shtrimit të pllakës të kontrollohet nëse ngjitësi ka formuar cipë. Në një rast të tillë duhet të bëhet një rishpërndarje e ngjitësit për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij. Duhet shmangur derdhja e ujit mbi ngjitësin që ka krijuar cipë (është ngurtësuar) sepse në një rast të tillë formohet një shtresë kundërngjitëse.
Në rastin e veshjeve dhe dyshemeve në ambjente të jashtme, sidomos në rastet kur pjesa e pasme e pllakave është me reliev, këshillohet që ngjitësi të përhapet edhe në pjesën e pasme të pllakës edhe në suport në mënyrë që të mos krijohen zgavra (kavitete) në të cilat mund të penetrojë uji apo të formohet lagështi, të cilat mund të shkaktojnë më pas shqitjen ose edhe thyerjen e pllakave.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: DAST DW 1100 KOLL PLLAKASH
|
Nuk ka ende vlerësime.