DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH

Vlerëso Produktin

380L480L

DW 1000

Ngjitës me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike

Klasifikimi i produktit

DW 1000 është klasifikuar si C1E sipas EN 12004, C – baza çimento, 1

  • forcë ngjitëse normale, E – kohë e zgjatur punimi.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm.
  • Punueshmëri e mirë.
  • Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe me bazë çimento.
  • Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
SKU: N/A Tags: ,

380L480L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH

DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH Ngjitës me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike

Klasifikimi i produktit

DW 1000 është klasifikuar si C1E sipas EN 12004, C – baza çimento, 1

  • forcë ngjitëse normale, E – kohë e zgjatur punimi.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm.
  • Punueshmëri e mirë.
  • Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe me bazë çimento.
  • Për fiksimin e qeramikës në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.

FUSHA E PËRDORIMIT

DW 1000 përdoret për shtrimin e pllakave qeramike, pllaka të dimensioneve të vogla në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, dysheme me bazë çimento e suva. Është i përshtatshëm për ambiente të brendshme.

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Përgatitja e sipërfaqes
Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 23o C dhe U.R 40% ). Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër e pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale anti-ngjitëse.

Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suvatë përpara aplikimit të produktit duhet të kenë një maturim prej të paktën 1 javë për 1 cm trashësi. Suportet duhet të jenë mekanikisht të qëndrueshëm në funksion të qëllimit të përdorimit. Sipërfaqja e suportit ku do të aplikohet produkti duhet të jetë e pastër nga çdo lloj lënde e huaj.

APLIKIMI

Për një aplikim sa më të mirë të produktit si dhe për të përftuar një shpërndarje të mirë dhe uniforme në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që fillimisht shtrimi i produktit mbi suport të bëhet me pjesën e drejtë të mallës, e më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Produkti duhet të aplikohet me një mallë të përshtatshme në varësi të tipit dhe përmasave të pllakës.

Rekomandohet që mbas vendosjes së pllakës, të ushtrohet presion mbi të në mënyrë që pjesa e pasme të laget plotësisht. Kushte të veçanta si: temperaturat e larta, erërat e forta, dielli apo substrate me një absorbim të lartë të ujit që ndikojnë negativisht në performancën e produktit madje mund të ulin në mënyrë të ndjeshme kohën e hapjes dhe të korrektimit.

Rekomandohet që suporti të spërkatet me ujë përpara aplikimit të ngjitësit ose të trajtohet me astarin DW PRIMER. Gjithsesi në çdo rast është e rëndësishme që përpara shtrimit të pllakës të kontrollohet nëse ngjitësi ka formuar cipë. Në një rast të tillë duhet të bëhet një rishpërndarje e ngjitësit për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij.

Duhet shmangur derdhja e ujit mbi ngjitësin që ka krijuar cipë (është ngurtësuar) sepse në një rast të tillë formohet një shtresë kundërngjitëse. Në rastin e veshjeve dhe dyshemeve në ambjente të jashtme, sidomos në rastet kur pjesa e pasme e pllakave është me reliev, këshillohet që ngjitësi të përhapet edhe në pjesën e pasme të pllakës edhe në suport në mënyrë që të mos krijohen zgavra (kavitete) në të cilat mund të penetrojë uji apo të formohet lagështi e cila mund të shkaktojë më pas shqitjen ose edhe thyerjen e pllakave. Njësia matëse copë/paletë Konsumi Ngjyra/specifikime të tjera 25 kg/thes 54 cp/paletë 3-5 kg/m2 Gri E Bardhë

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH

Paketimi

25kg

Ngjyra

Gri, E Bardhë

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH
DAST DW 1000 KOLL PLLAKASH

380L480L

Dërgo mesazh në Whatsapp.
Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart