ASTAR ELASTOMERIK HYDRO PRIMER
540L – 3,290L
HYDRO PRIMER
PRIMER elastomerik për suportet ku do të aplikohen hidroizoluesit. Polimer në dispersion ujor i cili aplikohet mbi sipërfaqe poroze duke
rritur ndjeshëm ngjitshmërinë midis hidroizoluesve me bazë elastomerësh dhe suportit. HYDRO PRIMER ka aftësi depërtuese në të gjitha poret e sipërfaqes ku do të aplikohet hidroizoluesi duke përmirësuar dhe rritur aftësinë ngjitëse midis hidroizoluesit dhe sipërfaqes që do të hidroizolohet.
ASTAR ELASTOMERIK HYDRO PRIMER
ASTAR ELASTOMERIK HYDRO PRIMER për suportet ku do të aplikohen hidroizoluesit. Polimer në dispersion ujor i cili aplikohet mbi sipërfaqe poroze duke rritur ndjeshëm ngjitshmërinë midis hidroizoluesve me bazë elastomerësh dhe suportit. HYDRO PRIMER ka aftësi depërtuese në të gjitha poret e sipërfaqes ku do të aplikohet hidroizoluesi duke përmirësuar dhe rritur aftësinë ngjitëse midis hidroizoluesit dhe sipërfaqes që do të hidroizolohet.
FUSHA E APLIKIMIT
HYDRO PRIMER është PRIMER i gatshëm për përdorim, i cili përforcon ndjeshëm ngjitjen e hidroizoluesëve mbi shtresa me përbërje betoni, llaçi, suvaje dhe paneleve të gipsit.
APLIKIMI – KONSUMI
Sipërfaqet që do të trajtohen me PRIMER duhet të jenë plotësisht të thata dhe të pastra pa praninë e pluhurave. Rekomandohet të përzihet përpara aplikimit. Lehtësisht i aplikueshëm me furçë ose me rrul mbi sipërfaqet përpara aplikimit të hidroizoluesve elastomerikë. Konsumi 200 – 300 g/m2
, varet nga poroziteti i sipërfaqes që do të trajtohet.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
Produkti mund të ruhet për 18 muaj në paketim origjinal dhe në vend të thatë në temperatura nga +5°C deri në +35°C. Duhet të evitohet ekspozimi i produktit në temperatura të ulëta (ngrica) si dhe në temperatura të larta.
KUJDES!
Produkti rekomandohet të aplikohet në kufijtë e temperaturave nga +5°C deri në +35°C
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: ASTAR ELASTOMERIK HYDRO PRIMER
|
Nuk ka ende vlerësime.