ADITIV PËR BETONIN BETOPLAST
280L – 90,000L
BETOPLAST
Plasticier, tipi A – adetiv për hidroizolim në përgatitjen e Betonit. BETOPLAST është një adetiv i lëngshëm që vepron si një plasticier në beton dhe agjent hidroizolues, duke ofruar përparësitë e mëposhtme:
- Rrit ndjeshëm padepërtueshmërinë e ujit në presion pozitiv dhe negativ ose absorbimi kapilar.
- Përmirëson punueshmërinë pa qënë nevoja për shtim të sasisë së ujit.
- Eliminon ajrin brenda masës së betonit.
- Nuk përmban klorure dhe agjentë të tjerë korrodues.
- Ai është kompatibël me të gjitha llojet e çimentos Portland.
ADITIV PËR BETONIN BETOPLAST
ADITIV PËR BETONIN BETOPLAST Plasticier, tipi A – adetiv për hidroizolim në përgatitjen e Betonit. BETOPLAST është një adetiv i lëngshëm që vepron si një plasticier në beton dhe agjent hidroizolues, duke ofruar përparësitë e mëposhtme:
- Rrit ndjeshëm padepërtueshmërinë e ujit në presion pozitiv dhe negativ ose absorbimi kapilar.
- Përmirëson punueshmërinë pa qënë nevoja për shtim të sasisë së ujit.
- Eliminon ajrin brenda masës së betonit.
- Nuk përmban klorure dhe agjentë të tjerë korrodues.
- Ai është kompatibël me të gjitha llojet e çimentos Portland.
FUSHA E APLIKIMIT
BETOPLAST është një adetiv i nevojshëm për përgatitjen e betoneve me rezistencë të lartë në shtypje, për betone të ekspozuara ndaj agjentëve
atmosferik, si edhe për betone që do të zhyten në ujë.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
BETOPLAST mund të shtohet:
- Në ujin përzierës gjatë përgatitjes së betonit.
- Në beton të parapërgatitura përpara përdorimit. Në këtë rast, betonieret duhet ta punojnë betonin edhe për 3 – 5 minuta shtesë, për të arritur shpërndarje uniformë në të gjithë masën e betonit.
DOZIMI
0,2 – 0,5 Kg për 100 Kg çimento.
PAKETIMI
BETOPLAST është ambalazhuar në enë plastike 1 kg, 5 kg dhe 10 kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
18 muaj nga data e prodhimit në qoftë se ruhet në paketimin origjinal, i hapur, në temperatura midis +5OC dhe +35OC. Të mbrohet nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe nga grica.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: ADITIV PËR BETONIN BETOPLAST
|
Nuk ka ende vlerësime.