PLLAKË GIPSI KNAUF KUNDRA RREZEVE X
PLLAKË GIPSI KNAUF KUNDRA RREZEVE X. Safeboard janë pllaka gipsi Tip DF sipas DIN EN 520 si dhe GKF (zjarrduruese) sipas DIN 18180 me karakteristikë shtesë të mbrojtjes nga rrezet. Për t’u dalluar, bërthama e gipsit është e ngjyrosur me të verdhë. Fletë GKF me bërthamë gipsi të veshur, e karakterizuar nga një mbrojtje ekskluzive ndaj rrezeve X. Pllakat rreze-mbrojtëse përdoren në dhomat e radiografive të klinikave dentare dhe spitalore. Dhomat e radiografive kërkojnë një rrezembrojtje (mbështjellje) me dhomat fqinje. Sistemet rreze-mbrojtëse me Knauf Safeboard, gjejnë përdorimin e tyre në fushat e diagnostifikimit dhe terapisë me rreze, por që rrezatimi klasifikohet jo i lartë. Mbrojtja nga rrezet garantohet në formën krijimit të elementëve ndërtimor mbështjellës të ambjentit me vlera të njëjta specifike si të materialit rrezembrojtës plumbit.
PËRPARËSITË
- Lehtë për t’u instaluar
- Rezistent ndaj zjarrit dhe jo i djegshëm
- Mbrojtja me rreze X
- Pa plumb
- Izolim i shkëlqyeshëm akustik
Përdorimi i caktuar
Pllaka Safeboard lejon mbrojtjen e rrezeve X, prandaj është veçanërisht e përshtatshme në klinikat mjekësore dhe spitalet: materialet prej të cilave është bërë kjo fletë kanë një ekuivalencë specifike të përcaktuar me plumb. Pllaka Safeboard Knauf u krijua në mënyrë që të minimizonte punët shtesë të kërkuara për aplikimin e sistemeve mbrojtëse me rreze X që zëvendësojnë sistemet konvencionale. Kjo pllakë mbrojtëse me rreze X duhet të zbatohet dhe të përfundohet me stuko të pllakës Safeboard, në mënyrë të ngjashme me një fletë standarde, duke ofruar të njëjtat karakteristika teknike (izolim akustik, rezistencë ndaj zjarrit) si një pllakë Knauf GKF. Në këtë mënyrë, kërkesat e mbrojtjes nga zjarri që mund të kërkohen për muret mbrojtëse me rreze X mund të plotësohen gjithashtu.
Përshkrimi teknik
- Klasifikimi i fletës: DF sipas EN520
- Klasa e reaksionit të zjarrit: A2-s1, d0
- Trashësitë e disponueshme: 12.5 mm
- Gjerësia: 625 mm
- Gjatësitë e disponueshme: 2400 mm
- Dendësia e pllakës: 1400 kg / m3
- Përçueshmëria termike l: 0,26 W / mK
- Faktori i rezistencës ndaj avullit m: 10 i thatë – 4 i lagësht
Specifikime: PLLAKË GIPSI KNAUF KUNDRA RREZEVE X
|
Nuk ka ende vlerësime.