NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000

Vlerëso Produktin

1,120L1,220L

DW 3000

Ngjitës me bazë çimento, fleksibël për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

DW 3000 është klasifikuar si C2TE S1 sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T rezistenca ndaj rrëshkitshmërisë,
E kohë e zgjatur e punimit. Sipas EN 12002 është klasifikuar S1 fleksibël.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për ambiente me lagështi.
  • Punueshmëri e mirë.
  • Për fiksimin e qeramikës, gres dhe pllaka porcelani në sipërfaqe të vështira.
  • Për fiksimin e qeramikës, gres, pllaka porcelani në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
  • Për fiksimin e pllakaveve qeramike, gres, porcelan mbi pllaka ekzistuese të vjetra.
  • Për fiksimin e pllakaveve qeramike, gres, pllaka porcelani mbi dysheme me ngrohje.
SKU: N/A Tags: ,

1,120L1,220L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000

NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000 Ngjitës me bazë çimento, fleksibël për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

DW 3000 është klasifikuar si C2TE S1 sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T rezistenca ndaj rrëshkitshmërisë,
E kohë e zgjatur e punimit. Sipas EN 12002 është klasifikuar S1 fleksibël.

KARAKTERISTIKAT

  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Për ambiente me lagështi.
  • Punueshmëri e mirë.
  • Për fiksimin e qeramikës, gres dhe pllaka porcelani në sipërfaqe të vështira.
  • Për fiksimin e qeramikës, gres, pllaka porcelani në sipërfaqe gipsi pasi është trajtuar me PRIMER.
  • Për fiksimin e pllakaveve qeramike, gres, porcelan mbi pllaka ekzistuese të vjetra.
  • Për fiksimin e pllakaveve qeramike, gres, pllaka porcelani mbi dysheme me ngrohje.

FUSHA E PËRDORIMIT

DW 3000 përdoret për shtrimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan, pllaka të dimensioneve të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme  tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj Ky produkt është i përshtatshëm për brenda dhe jashtë.

DW 3000 gjithashtu mund të aplikohet në sipërfaqe të deformueshme si pllaka gipsi, druri, apo dysheme me ngrohje qendrore kur bëhet përforcimi i tij me adetivin FLEXIT, adetiv që përmirëson parametrat teknike të ngjitësit.

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Përgatitja e sipërfaqes Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 23o
C dhe U.R 40% ). Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër e pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale anti-ngjitëse.

Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suvatë përpara aplikimit të produktit duhet të kenë një maturim të paktën 1 javë për 1 cm trashësi. Suportet duhet të jenë mekanikisht të qëndrueshëm në funksion të qëllimit të përdorimit. Sipërfaqja e suportit ku do të aplikohet produkti duhet të jetë e pastër nga çdo lloj lënde e huaj.

APLIKIMI

Për një aplikim sa më të mirë të produktit si dhe për të përftuar një shpërndarje të mirë dhe uniforme në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që fillimisht shtrimi i produktit mbi suport të bëhet me pjesën e drejtë të mallës, e më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Produkti duhet të aplikohet me një mallë të përshtatshme në varësi të tipit dhe përmasave të pllakës.

Rekomandohet që mbas vendosjes së pllakës, të ushtrohet presion mbi të në mënyrë që pjesa e pasme të laget plotësisht. Në kushte të veçanta si: temperaturat e larta apo erërat e forta, dielli apo substrate me një absorbim të lartë të ujit që ndikojnë negativisht në performancën e produktit madje mund të ulin në mënyrë të ndjeshme kohën e hapjes dhe të korrektimit, ndaj për të mënjanuar probleme të tilla rekomandohet që suporti të spërkatet me ujë përpara aplikimit të ngjitësit ose të trajtohet me astarin DW PRIMER.

Gjithsesi në çdo rast është e rëndësishme që përpara shtrimit të pllakës të kontrollohet nëse ngjitësi ka formuar cipë. Në një rast të tillë duhet të bëhet një rishpërndarje e ngjitësit për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij. Duhet shmangur derdhja e ujit mbi ngjitësin që ka krijuar cipë
(është ngurtësuar) sepse në një rast të tillë formohet një shtresë antingjitëse.

Në rastin e veshjeve dhe dyshemeve në ambjente të jashtme sidomos në rastet kur pjesa e pasme e pllakave është me reliev këshillohet që ngjitësi të përhapet edhe në pjesën e pasme të pllakës edhe në suport në mënyrë që të mos krijohen zgavra (kavitete) në të cilat mund të penetrojë uji apo të formohet lagështi e cila mund të shkaktojë më pas shqitjen ose edhe thyerjen e pllakave.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000

Paketimi

25kg

Ngjyra

Gri, E Bardhë

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000
NGJITËS PËR PLLAKA DW 3000

1,120L1,220L

Dërgo mesazh në Whatsapp.
Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart