LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10
320L – 1,155L
MORTEL GP 10
Material mbushës themelor për mure tulle ose blloku për ambiente te brenshme ose të jashtme.
KAREKTERISTIKAT TEKNIKE
Material në formë pluhuri me bazë: çimento, gëlqere, rëre guri me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special.
- Karakterizohet nga një punueshmëri mjaft e mirë.
- Rezistencë të lartë mekanike
- Pa rrëshqitshmëri vertikale
- Aftësi ngjitëse në mure dhe tavane
LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10
LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10 Material mbushës themelor për mure tulle ose blloku për ambiente te brenshme ose të jashtme.
KAREKTERISTIKAT TEKNIKE
Material në formë pluhuri me bazë: çimento, gëlqere, rëre guri me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special.
- Karakterizohet nga një punueshmëri mjaft e mirë.
- Rezistencë të lartë mekanike
- Pa rrëshqitshmëri vertikale
- Aftësi ngjitëse në mure dhe tavane.
FUSHA E APLIKIMIT
Përdoret si llaç themelor për suvatimin e të gjitha llojeve të suporteve si mureve prej tulle, blloku etj. Produkti aplikohet me makineri ose me dorë. Gjatë aplikimit të produktit temperatura e suportit dhe temperatura e ambientit duhet të jenë nga +5o C deri në +35o C.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suporti ku do të aplikohet materiali duhet të jetë i thatë, i pastër, i njëtrajtshëm, absorbues, i qëndrueshëm. Nuk duhet të ketë mbetje të huaja si vajra, verniqe, naftë, etj. Suporti mbi të cilin aplikohet materiali nuk duhet të ketë shfaqje dukurish të tilla si efluoreshenca.
PËRGATITJA E PËRZIERJES
Përzieni 25 Kg pluhur Llaç Mbushës me 6.5 – 7 litra ujë me anë të një përzierësi elektrik ose në mënyrë manuale, derisa të fitohet një masë për punueshmërinë e kërkuar. Mund të punohet edhe me pompë.
MËNYRA E APLIKIMIT TE PRODUKTIT
Produkti aplikohet në mënyrë manuale, me mistri ose në mënyrë mekanike me pompë. Kur produkti aplikohet me pompë duhet pasur kujdes konsistenca e përpunimit. Mos e përzieni me materiale të tjera përveç Latex. Në rast pauzash më të gjata, përzierësi duhet të lihet bosh dhe të
pastrohet. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 2 orëve. Mbroni tullat dhe llaçin (mbi të gjitha gjatë ndërprerjes së punës) nga shiu. Në rast se temperaturat janë të larta mirë është që llaçi të laget pak përpara se të thahet në mënyrë që të mos humbasë ujin.
PËRFORCIMI ME LATEX
Për t’i përmirësuar ngjitshmërinë, papërshkueshmërinë nga uji, plasticitetin, elasticitetin, forcën mekanike etj, llaçi mund të përforcohet me adetivin LATEX. Raporti i përzierjes është 1:5 në ujë.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10
|
Nuk ka ende vlerësime.