HIDROIZOLUES PËR BETONIN
1,100L – 100,000L
BETOZOL
Aditiv hidroizolues per betonin.
PëRSHKRIMI
BETOZOL është një aditiv I lëngshëm që i jep betonit veti hidroizoluese. Produkti reagon kimikisht me gëlqeren që formohet nga hidratimi i çimentos dhe krijon kripëra që nga njëra anë bllokojnë poret kapilare dhe nga ana tjetër i japin betonit veti hidrofobike. Një veti e rëndësishme e BETOZOL është se, në krahasim me aditive të tjere të kategorisë së tij, nuk sjell ulje të rezistencave përfundimtare të betonit. (Sipas tabelës 9 të standardit ELOT EN 934 – 2 lejohet ulja e rezistencës në shtypje deri në shkallen 15%).
HIDROIZOLUES PËR BETONIN
HIDROIZOLUES PËR BETONIN BETOZOL

FUSHA E APLIKIMIT
BETOZOL përdoret për përmirësimin e rezistencës së betonit nga absorbimi i ujit, por dhe i përshkueshmërisë së betonit nga uji në rastet e themeleve, mureve të bodrumeve, rezervuarët të ujit, pishinave, puseve, tuneleve etj. Produkti mund të shtohet ose gjatë përgatitjes së betonit ose para hedhjes së betonit.
- Hidroizolim i masës së betonit eliminon rrezikun e dëmtimit nga ngrica dhe parandalon formimin e njollave nga krijimi i kripërave.
- Në projektet inxhinierike si autostrada, urave, platformave hidraulike etj, rrit konsiderueshëm rezistencën e betonit nga kripërat që janë përdorur si anti ngrirëse.
- Krijimi i komponimeve kimike që bllokojnë poret nuk parandalon ajrosjen e strukturës.
- Në përputhje me standardin ELOT EN 934 – 2:2001, Tabela 9.
DOZIMI
Dozimi i lejueshëm: 0.2 – 0.4% në raport me peshën e çimentos
Dozimi I rekomanduar: 0.3% në raport me peshën e çimentos
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
18 muaj në paketim origjinal dhe të pahapur në temperaturë midis +5o C dhe +30o C. Materiali duhet të jetë i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit dhe ngrica.
PAPËRSHKUESHMËRIA E BETONIT
Kalimi i ujit përmes betonit është një problem multifunksional që analizohet në dy veprime:
a) absorbimi kapilar i ujit që është në kontakt të thjeshtë (pa presion) me betonin.
b) depërtimi i ujit me presion në beton
Standardi ELOT EN 934 – 2:2001 kërkon reduktimin e thithjes se ujit në beton deri në masën ≥ 40% me shtimin e një aditivi hidroizolues.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: HIDROIZOLUES PËR BETONIN
|
Nuk ka ende vlerësime.