HIDROIZOLUES ELASTOMERIK DW IZOL
2,500L – 8,500L
DW IZOL
Produkt i gatshëm për përdorim i cili aplikohet me furçë ose me rrul. Pas tharjes formon një membranë shumë elastike e cila është e papërshkueshme nga uji dhe lejon avullimin e tij.
FUSHA E APLIKIMIT
DW IZOL është ideal për hidroizolimin e sipërfaqeve, si ballkone, banjo, Etj, para vendosjes së pllakave qeramike. Është i përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet e dyshemesë ose të murit të ndërtuara me beton, pllaka gipsi etj. Ky produkt nuk mund të aplikohet në sipërfaqe ku ka presion uji.
HIDROIZOLUES ELASTOMERIK DW IZOL
HIDROIZOLUES ELASTOMERIK DW IZOL Hidroizolues i lëngshëm elastik
PËRSHKRIMI
DW IZOL është një produkt i gatshëm për përdorim i cili aplikohet me furçë ose me rrul. Pas tharjes formon një membranë shumë elastike e cila është e papërshkueshme nga uji dhe lejon avullimin e tij.
FUSHA E APLIKIMIT
DW IZOL është ideal për hidroizolimin e sipërfaqeve, si ballkone, banjo, Etj, para vendosjes së pllakave qeramike. Është i përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet e dyshemesë ose të murit të ndërtuara me beton, pllaka gipsi etj. Ky produkt nuk mund të aplikohet në sipërfaqe ku ka presion uji.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Suporti duhet të jetë i pastër, pa praninë e grasove, pluhurit, vajrave etj. Pjesët e plasaritura duhet që të riparohen para aplikimit. Para aplikimit të DW IZOL suporti trajtohet me HYDRO PRIMER me një sasi prej afërsisht 200 – 300 g/m2 , në varësi të aftësisë absorbuese të suportit.
APLIKIMI
DW IZOL aplikohet me furçë ose rrul me dy shtresa pasi shtresa e HYDRO PRIMER të jetë tharë plotësisht. Shtresa e dytë duhet të aplikohet pasi
shtresa e parë të jetë tharë. Membrana hidroizoluese e DW IZOL duhet të përforcohet në këndet e dyshemesë dhe në hapësirat e fugave duke përdorur një rrjetë me fije qelqi e tipit 65 g/m2. Mjetët e punës duhet të pastrohen ndërkohë që DW IZOL është akoma i patharë. Vendosja e pllakave qeramike duhet bërë duke përdorur një ngjitës me veti elastike ose duke përdorur FLEXIT si elastifikues për ngjitësin.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: HIDROIZOLUES ELASTOMERIK DW IZOL
|
Nuk ka ende vlerësime.