Dërgo mesazh në Whatsapp.

GRAFIATO AKRILIKE DAST

Vlerëso Produktin

2,980L

GRAFIATO ACRYL

Veshje dekorative e gatshme për përdorim që shërben për trajtimin e fasadave dhe sipërfaqeve të brendshme. Eshtë një produkt ekologjikisht i testuar. I prodhuar në bazë të teknollogjise HTT (Hörman Transpirant Tecnology) që bën të mundur ajrosjen e murit dhe parandalimin e mykut. Falë formulës së re me përmbajtje fibrash sintetike dhe adetivë special ky produkt nuk lejon plasaritjet dhe nuk lejon që papastërtitë të unifikohen me të, keshtu që arrin të vetëpastrohet shumë lehtë.

SKU: N/A Tags: ,

2,980L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

GRAFIATO AKRILIKE DAST

GRAFIATO AKRILIKE DAST – GRAFIATO ACRYL

Veshje dekorative e gatshme për përdorim që shërben për trajtimin e fasadave dhe sipërfaqeve të brendshme. Eshtë një produkt ekologjikisht i testuar. I prodhuar në bazë të teknollogjise HTT (Hörman Transpirant Tecnology) që bën të mundur ajrosjen e murit dhe parandalimin e mykut. Falë formulës së re me përmbajtje fibrash sintetike dhe adetivë special ky produkt nuk lejon plasaritjet dhe nuk lejon që papastërtitë të unifikohen me të, keshtu që arrin të vetëpastrohet shumë lehtë.

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME

  • Lejon përshkueshmërinë e murit ndaj avujve.
  • Formon një strukturë të qëndrueshme
  • Mbyll plasaritjet e suvave me bazë çimento–gëlqere
  • Formon një stukturë të bukur dhe mbrojtëse ndaj agjentëve atmosferikë.
  • Karakterizohet ka një punueshmëri dhe hapje mjaft e mirë.
  • Karakterizohet nga një kohë e gjatë pune.
  • Konform EN 15824.
  • Produkt i thjeshtë për tu aplikuar

FUSHA E APLIKIMIT

I përshtatshëm për krijimin e veshjeve dekorative me cilësi mjaft të mirë hidroizoluese, ngjitëse dhe elastike. Përdoret edhe për krijimin e veshjeve dekorative mbi sipërfaqe të mbushura me llaç themelor termoizolues të cilët paraprakisht janë rrafshuar me TECNOFIX ose CONEXION 99 në sistemet e termoizolimit pasi është trajtuar me TECNOFIX LIQUID.

PËRGATITJA E SUPORTIT

Suporti ku do të aplikohet GRAFIATO ACRYL paraprakisht duhet të pastrohet nga pluhurat si edhe mbetjet e naftës, vajrave verniqeve, dylli dhe nga materialet kundër ngjitjes. Pastrimi i vajrave,verniqeve,dyllit apo materialve kundër ngjitjes realizohet mekanikisht ose në mënyrë manuale. Përpara aplikimit te GRAFIATO ACRYL suporti duhet të rrafshohet e të nivelohet me Tecnofix. Suportet duhet të jenë të sheshta dhe mekanikisht të qëndrueshëm në funksion të qëllimit të përdorimit.

MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT

Produkti është i gatshëm për përdorim. Aplikimi i produktit mund të realizohet në mënyrë manuale nëpërmjet një malle. Menjëherë mbas aplikimit të produktit në suport, bëhet rrafshimi i tij me një një mallë plastike dhe punohet në drejtimin horizontal, vertikal ose rrethor në varësi të efektit estetik që dëshiron të realizosh. Punueshmëria varet nga aftësia absorbuese e suportit si edhe nga temperatura e ambjentit.

TË DHËNA TË RËNDËSISHME

  • Gjatë aplikimit të produktit duhet patur kujdes që temperatura e ambjentit të jetë më lartë se 5°C.
  • Në prani të temperaturave të larta produkti mbas aplikimit duhet të spërkatet me ujë për të mënjanuar humbjet e ujit.
  • Gjatë aplikimit të produktit duhet pasur kujdes duke mënjanuar kontaktin e fytyrës me produktin sepse është produkt I klasifikuar si irritues në kontakt me fytyrën.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: GRAFIATO AKRILIKE DAST

Paketimi

25kg

Ngjyra
Granulimi

0.5 mm Full, 1 mm Full, 1.5 mm Full, 1.5 mm Strukturë, 2 mm Strukturë, 3 mm Strukturë

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “GRAFIATO AKRILIKE DAST”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart