DAST BONIFIN
320L – 335L
BONIFIN
Material në formë pluhuri me bazë çimentoje, gëlqereje të hidratuar, rëre guri karbonik me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe aditive speciale.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
- Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë, gjë që lehtëson aplikimin në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme të mbushura si me llaç tradicional ashtu dhe me llaç të parapërgatitur.
- E aplikueshme në një trashësi deri në 3 mm
DAST BONIFIN
DAST BONIFIN Material në formë pluhuri me bazë çimentoje, gëlqereje të hidratuar, rëre guri karbonik me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe aditive speciale.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
- Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë, gjë që lehtëson aplikimin në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme të mbushura si me llaç tradicional ashtu dhe me llaç të parapërgatitur.
- E aplikueshme në një trashësi deri në 3 mm
FUSHAT E APLIKIMIT
I përshtatshëm për realizimin e rifiniturave të sipërfaqeve të mbushura me llaç tradicional ose me llaç të parapërgatitur me bazë çimento – gëlqere. Mund të mbulohet me bojë, ose me veshje të tjera me natyrë minerale dhe sintetike.
TE DHËNA TE RËNDËSISHME
- Nuk duhet të shtohen komponentë të tjerë si çimento, gëlqere etj, në produktin e dhënë.
- Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe të lyera më parë.
- Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe apo mbi veshje plastike.
- Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me disnivel më të madh se 3 mm.
- Nuk duhet të shtohet uji mbasi përbërja është përgatitur.
- Duhet të aplikohet në temperatura nga +5o C deri +35o C.
- Nuk duhet të aplikohet në vënde ku ka veshje prej qeramike.
- Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me bazë gipsi.
- Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe lehtësisht të thyeshme apo të shkatërruara.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Sipërfaqja apo suporti ku do të vendoset fino duhet të jetë e niveluar dhe e qëndrueshme. Sipërfaqet me një trashësi më të madhe se 3mm duhet të nivelohen paraprakrisht përpara aplikimit të produktit.
MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES
Në një enë hidhni 7.5 – 8 litra ujë dhe 25 Kg BONIFIN. Përzieni me një përzierës elektrik me numër të vogël rrotullimesh derisa masa të bëhet homogjene. Për të stimuluar karaktesitikat e përzierjes dhe për të pasur një rezulëtat sa më të mirë, rekomandohet që përzierja të lihet në qetësi rreth 10 minuta dhe para përdorimit të përzihet edhe një herë.
MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT
Materiali duhet të përhapet me një mallë metalike duke siguruar një shtresë uniformë në të gjithë sipërfaqen. Dora e dytë e materialit duhet të aplikohet 30 minuta mbas aplikimit të dorës së parë. Pasi arrihet tharja e duhur rreth 15 minuta në temperaturë 23°C sipërfaqja duhet fërkuar me përdaf. Temperatura e ambientit ndikon ndjeshëm në kohën e punueshmërisë së produktit. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më shumë zgjatet koha e punueshmërisë.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: DAST BONIFIN
|
Nuk ka ende vlerësime.