AUTONIVELANT EPOKSID DAST
7,700L – 21,000L
EPOFLOOR UNI 8900
është një produkt nivelizues me bazë rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lageshtirës.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si SR – B2,0 – AR0,5 – IR4 sipas EN 13813.
AUTONIVELANT EPOKSID DAST
AUTONIVELANT EPOKSID DAST EPOFLOOR UNI 8900
Vetënivelues me bazë epokside, 2 komponentësh.
PËRSHKRIMI
EPOFLOOR UNI 8900 është një produkt nivelizues me bazë rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lageshtirës.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si SR – B2,0 – AR0,5 – IR4 sipas EN 13813.
FUSHAT E APLIKIMIT
EPOFLOOR UNI 8900 përdoret si shtresë niveluese në dyshemetë me bazë çimento per ti dhënë rezistenca të larta mekanike dhe kimike. Është i përshtatshëm për aplikim në zonat industriale, magazina, parkingje, supermarkete, laboratore, hotele, garazhe, pika karburanti si dhe zona me trafik të rënduar. Gjithashtu është I përshtatshëm për të qenë një kontakt direkt me produkte ushqimore, sipas legjislacionit W – 347, ISO 8467.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
- Sipërfaqja
Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë:
•E qëndrueshme dhe e thatë ose me pak lagështi, pa praninë e ujit.
•E pastër, pa materiale që parandalojnë lidhjen, të tilla si pluhur, grimca të lirshme, yndyrna, etj
•E mbrojtur nga lagështia. - Astarosja
Në sipërfaqe duhet të aplikohet astari EPOXY PRIMER W 4000. Konsumi 200 – 300 g/m2 . Pasi astari të jetë tharë dëmtimet ekzistuese si plasaritjet dhe gropat duhet të mbushen duke përdorur EPOFLOOR UNI 8900 (A+B). EPOFLOOR UNI 8900 duhet të aplikohet 24 orë pas aplikimit të astarit.
Përzierja e EPOFLOOR UNI 8900
Komponentet A dhe B janë paketuar në proporcione të paracaktuara përzierje. Fillimisht, komponenti A duhet të përzihet mirë në enë e saj. Më pas e gjithë sasia e komponentit B duhet të shtohet në komponent
- Është e rëndësishme që të bëhet një përzierje e mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, për të arritur shpërndarje uniforme të sforcuesit. Përzierja bëhet me një mikser me shpejtësi të ulët dhe vazhdohet deri sa përzierja të bëhet plotësisht uniforme (rreth për 3 minuta).
- Mënyra e aplikimit – Konsumi
Në varësi te sipërfaqes finale ka dy mënyra aplikimi: - Sipërfaqe finale e lëmuar
Përzierja epokside hidhet ne dysheme në trashësi 2 – 3 mm dhe hapet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar. Konsumi I EPOFLOOR UNI
8900(A+B) është 0.6 Kg/m2 per mm trashësi. Konsumi I rërës kuarcore 1.2 Kg/mm2 per mm trashësi. Shtresa niveluese duhet të kalohet me një rrul me gjemba ne mënyrë që të largohet ajri i mbetur brenda shtresës dhe që të evitohen hapesirat boshe. b)Sipërfaqe finale e ashpër
Fillimisht përzierja epokside aplikohet ne mënyrën qe u shpjegua në pikën a) për sipërfaqet e lëmuara. Kur shtresa është akoma e pa forcuar
rërë kuarcore me granulometri 0 – 0.4 mm ose 0.4 – 0.8 mm, kjo sipas dëshirës hidhet mbi produkt. Konsumi I rërës kuarcore është afërsisht 3 Kg/m2 . Pas forcimit të EPOFLOOR UNI 8900 pjesa e pa lidhur e rërës largohet duke përdorur fshesë me vakuum. Në fund një shtresë EPOFLOOR UNI 8900 aplikohet me rrul. Konsumi është 400 – 600 g/m2 .
PAKETIMI
EPOFLOOR UNI 8900 është I disponueshëm në paketim 5 Kg dhe 10 Kg (A+B).
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj nëse ruhet në paketimin origjinal dhe të pahapur e të paekspozuar ndaj rrezeve te diellit dhe ngricës.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: AUTONIVELANT EPOKSID DAST
|
Nuk ka ende vlerësime.