AUTONIVELANT EPOFLOOR EC 08
9,900L
EPOFLOOR EC 08
Produkt nivelizues me bazë rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lagështisë.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si SR – B2,0 – AR0,5 – IR4 sipas EN 13813.
AUTONIVELANT EPOFLOOR EC 08
AUTONIVELANT EPOFLOOR EC 08 Vetënivelues me bazë epokside, 3 komponentësh.
PËRSHKRIMI
EPOFLOOR EC 08 është një produkt nivelizues me bazë rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lagështisë.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si SR – B2,0 – AR0,5 – IR4 sipas EN 13813.
FUSHAT E APLIKIMIT
EPOFLOOR EC 08 përdoret si shtresë niveluese në dyshemetë me bazë çimento për ti dhënë rezistenca të larta mekanike dhe kimike. Eshte I pëershtatshëm për aplikim në zonat industriale, magazina, parkingje, supermarket, laboratore, hotele, garazhe, pika karburanti si dhe zona me trafik të rënduar. Gjithashtu është i përshtatshëm për të qenë një kontakt direkt me produkte ushqimore, sipas legjislacionit W – 347, ISO 8467.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
1. Sipërfaqja
Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë:
- E qëndrueshme dhe e thatë ose me pak lagështi, pa praninë e ujit.
- E pastër, pa materiale që parandalojnë lidhjen, të tilla si pluhur, grimca të lirshme, yndyrna, etj
- E mbrojtur nga lagështia.
2. Astarosja
Në sipërfaqe duhet të aplikohet astari EPOXY PRIMER W 4000. Konsumi 200 – 300 g/m2. Pasi astari të jetë tharë, dëmtimet ekzistuese si plasaritjet dhe gropat duhet të mbushen duke përdorur EPOFLOOR EC 08 (A+B+C) e përzier me rërë kuarcore me granulometri 0.5 – 0.8 mm.
EPOFLOOR EC 08 duhet të aplikohet 24 orë pas aplikimit të astarit.
Përzierja e EPOFLOOR EC 08
Komponentët A dhe B janë paketuar në proporcione të paracaktuara përzierje. Fillimisht, komponenti A duhet të përzihet mirë në enë e saj. Më pas e gjithë sasia e komponentit B duhet të shtohet në komponentin A. Përzierja e dy komponentëve duhet të vazhdojë për rreth 30 sekonda, me një mikser me shpejtësi të ulët (300 rpm).
Është e rëndësishme që të bëhet një përzierje e mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, për të arritur një shpërndarje uniforme të sforcuesit. Përzierja bëhet me një mikser me shpejtësi të ulët dhe vazhdohet deri sa përzierje të bëhet plotësisht uniforme (rreth për 3 minuta). Më pas rërë kuarcore me granulometri 0.5 – 0.8 mm shtohet gradualisht nën përzierje të vazhdueshme, deri në raportin 1:2 në peshë derisa një masë llaçi epoksid të formohet.
Mënyra e aplikimit – Konsumi
Në varësi të sipërfaqes finale ka dy mënyra aplikimi:
a) Sipërfaqe finale e lëmuar
Përzierja epokside hidhet në dysheme në trashësi 2 – 3 mm dhe hapet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar. Konsumi i EPOFLOOR EC 08 (A+B) është 0.6 Kg/m2 për mm trashësi. Konsumi I rërës kuarcore është 1.2 Kg/mm2 për mm trashësi. Shtresa niveluese duhet të kalohet me një rrul me gjemba në mënyrë që të largohet ajri i mbetur brenda shtresës dhe të evitohen hapësirat boshe.
b) Sipërfaqe finale e ashpër
Fillimisht përzierja epokside aplikohet në mënyrën që u shpjegua në pikën a) për sipërfaqet e lëmuara. Kur shtresa është akoma e pa forcuar, sipas dëshirës hidhet mbi produkt rërë kuarcore me granulometri 0 – 0.4 mm ose 0.4 – 0.8 mm. Konsumi I rërës kuarcore është afërsisht 3 Kg/ m2
. Pas forcimit të EPOFLOOR EC 08 pjesa e pa lidhur e rërës largohet duke përdorur fshesë me vakuum. Në fund një shtresë EPOFLOOR EC 08 aplikohet me rrul. Konsumi është 400 – 600 g/m2.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: AUTONIVELANT EPOFLOOR EC 08
|
Nuk ka ende vlerësime.