VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE
5,800L – 16,000L
EPOFLOOR FG – 8700
Produkt nivelizues me bazë çimento dhe rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lagështirës.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si CT – C50 – F10 – AR0,5 sipas EN 13813.
VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE
VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE EPOFLOOR FG – 8700, 2 komponentësh.
PËRSHKRIMI
EPOFLOOR FG – 8700 është një produkt nivelizues me bazë çimento dhe rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Rezistenca të larta mekanike.
- Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet.
- Rezistencë e lartë ndaj lagështirës.
- Ka aftësi shumë të mira nivelizuese.
- Nuk ka efekt korrodues.
- Klasifikohet si CT – C50 – F10 – AR0,5 sipas EN 13813.
FUSHAT E APLIKIMIT
EPOFLOOR FG – 8700 përdorët për riparime dhe nivelizimin e sipërfaqeve që do përdoren për: shtresë poliuretani, dysheme PVC, laminat, parket druri etj. EPOFLOOR FG – 8700 aplikohet kur betoni është relativisht i freskët, për të krijuar sipërfaqen e duhur (me të paktën 2 mm trashësi) për aplikimin e shtresave epokside, për të shmangur problemet me shkëputjen, etj. Gjithashtu, është e përshtatshme si shtresë përfundimtare, në një trashësi deri në 3 mm, për sipërfaqe të lëmuara, nivelimim dhe për të rritur rezistencën e sipërfaqes ndaj ngarkesave mekanike.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
1. Sipërfaqja
Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë:
- E qëndrueshme dhe e thatë ose me pak lagështi, pa praninë e ujit.
- E pastër, pa materiale që parandalojnë lidhjen, të tilla si pluhur, grimca të lirshme, yndyrna, etj. Për sipërfaqe shumë absorbuese ose poroze,
sipërfaqja duhet të trajtohet me astarin epoksid me bazë uji EPOXY PRIMER W – 4000, siç është ose i holluar me 10% ujë. Astari aplikohet
me furçë ose rrul në një shtresë. Aplikimi i EPOFLOOR FG – 8700 vijon pasi astari mund të shkelet.
PËRZIERJA
Komponentët A dhe B janë paketuar në proporcione të paracaktuara
përzierjeje. Fillimisht, komponenti A duhet të përzihet mirë në enën e tij
dhe më pas duhet të zhvendoset në një enë të pastër prej përafërsisht
30 litra vëllim. Më pas e gjithë sasia e komponentit B duhet të shtohet në komponentin A. Është e rëndësishme që të bëhet një përzierje
e mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, për të arritur shpërndarje
uniforme të forcuesit. Nuk duhet të shtohet ujë në përzierje.
MËNYRA E APLIKIMIT
EPOFLOOR FG – 8700 duhet të aplikohen në një trashësi deri në 3 mm duke përdorur një mallë me dhëmbëza. Në mënyrë që të largohet ajri brenda shtresës vetëniveluese, sipërfaqja duhet të kalohet me një rrul të veçantë me gjemba. Kjo parandalon formimin e flluskave dhe ndihmon për të arritur një trashësi uniformë.
PASTRIMI I MJETEVE:
Mjetet duhet të pastrohen me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i fortcuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.
PAKETIMI
EPOFLOOR FG – 8700 është i disponueshëm në paketim 5kg dhe 15kg
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj nëse ruhet në paketim origjinal dhe të pahapur i pa ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe ngricës.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE
|
Nuk ka ende vlerësime.