HIDROIZOLUES MONOFLEX
2,800L
MONOFLEX
Material fleksibël hidrolizues një-komponentësh me aftësi të mira hidrolizuese dhe mbrojtëse.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
Material në formë pluhuri një-komponetësh me bazë çimento me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special me veti hidrofobike. Materiali përziehet me ujë duke formuar një përzierje tëlëngshme dhe homogjene. Është lehtësisht i aplikueshëm me spatul ose me furçë. Në sajë të përmbatjes të lartë të rezinave zotëron aftësi të mira ngjitëse.
HIDROIZOLUES MONOFLEX
HIDROIZOLUES MONOFLEX Material fleksibël hidrolizues një-komponentësh me aftësi të mira hidrolizuese dhe mbrojtëse.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
Material në formë pluhuri një-komponetësh me bazë çimento me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special me veti hidrofobike. Materiali përziehet me ujë duke formuar një përzierje tëlëngshme dhe homogjene. Është lehtësisht i aplikueshëm me spatul ose me furçë. Në sajë të përmbatjes të lartë të rezinave zotëron aftësi të mira ngjitëse.
KARAKTERISTIKAT
- Nuk duhet të përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve plastike, drurit, kartonxhesit apo mure të lyer.
- Mos shtoni në përzierje komponentë të tjerë si çimento, gëlqere etj
- Mos e aplikoni në sipërfaqe të cilat mbajnë ujë të ndënjur.
- Nuk duhet të përdorni produktin për të zgjidhur probleme të kondesimit të brenshëm, për këtë duhet të përdorni produktin përkatës.
- Nëqoftëse produktit kërkojmë ti shtojmë elasticitetin mund ta përforcojmë me adetivin FLEXIT
FUSHA E APLIKIMIT
Shtrimin e membranave hidroizoluese përpara vendosjes së pllakave për brenda dhe jashtë. Përdoret për hidroizolimin e mureve nëntokësore të brendshme dhe të jashtme, depozitave të ujit, banjove, tarracave, ballkoneve dhe shatërvaneve. Mbrojtje fleksibël dhe rezistente ndaj ujit e lagështisë për sipërfaqet e betonit dhe suvatë. Nivelim hidroizolues dhe elastik i suvave të plasaritura.
PËRGATITJA E PËRZIERJES
Materiali përzihet me një sasi uji në varësi të formës së aplikimit. Nëqoftëse hidrolizuesi do të aplikohet me spatul, do të përzieni 6 – 7 L. Nëqoftëse produkti do të aplikohen me furçë përzieni 7 – 8 l ujë për çdo 25 Kg produkt. Përzieni përbërjen me një përzierës me xhiro të ngadalta
derisa të formohet një përbërje homogjene. Përzierja lihet të pushojë për 10 minuta. Rekomandohet përzierja e përbërjes përpara përdorimit
PËRGATITJA E SUPORTIT
Dysheme çimentoze në ballkone, tarraca, banjo etj. Sipërfaqja që do të izolohet duhet të ketë një pjerrësi të përshtatshme e nuk duhet të ketë gropa (gropat duhen te mbulohen me FIBREN GP – 70). Nëqoftëse suporti ka mbetje telash apo hekurash të cilat dalin nga thellësia e betonit apo murit atëherë ato duhen prerë në thellësi 2 – 4 cm dhe më pas gropën e hapur e mbulojmë me mënyrën e përshkruar më lart. Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër, rezistuese dhe e qëndrueshme. Për izolimin e bodrumeve në ndërtesat e vjetra, duhet të hiqet çdo suvatim ekzistues deri në një lartësi prej 30 cm mbi nivelin e lagështisë dhe më pas të vazhdohet si më lart.
MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT
Hidrolizuesi aplikohet me spatul ose me furçë në varësi të trashësisë së sipërfaqes që do të hidrolizohet. Aplikimi me spatul bëhet në 2 – 3 duar
por është e rëndësishme që kur të aplikohet dora e parë të lihet për 5 – 6 orë kjo në varësi të temperaturës së ambientit. Është e rëndësishme që dora (shtresa) e parë të jetë tharë plotësisht përpara aplikimit të shtresave të tjera të hidroizoluesit. Duhet ti kushtohet kujdes aplikimit të shtresës së parë të hidroizoluesit duke bërë të mundur që të mbulohet me kujdes e gjithë sipërfaqja që do të hidroizolohet.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: HIDROIZOLUES MONOFLEX
|
Nuk ka ende vlerësime.