HIDROIZOLUES IZOELASTIC

7,200L

IZOELASTIC

Material dy komponentësh me bazë çimento dhe hidroizolues, elastik me funksion mbrojtës për tarraca, themele, pishina dhe bodrume.

KARAKTERISTIKAT

Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimento, inertesh me granulometri të seleksionuar, aditivësh special dhe polimere sintetike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qeramikës (të parapërgatitura). Pas forcimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë.

SKU: N/A Tags: ,

7,200L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

HIDROIZOLUES IZOELASTIC

HIDROIZOLUES IZOELASTIC Material dy komponentësh me bazë çimento dhe hidroizolues, elastik me funksion mbrojtës për tarraca, themele, pishina dhe bodrume.

KARAKTERISTIKAT

Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimento, inertesh me granulometri të seleksionuar, aditivësh special dhe polimere sintetike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qeramikës (të parapërgatitura). Pas forcimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë.

FUSHA E ZBATIMIT

  • Shtrimin e membranave hidroizoluese përpara vendosjes së pllakave për brenda dhe jashtë.
  • Mbrojtje fleksibël dhe rezistente ndaj ujit e lagështisë për sipërfaqet e betonit dhe suvatë. Sa më i madh është presionit ujit aq më i trashë duhet aplikuar produkti.
  • Veshje hidroizoluese dhe mbrojtësë e sipërfaqeve të betonit, subjekt i agresonit kimik, si kripërat anti-ngricë, sulfatet, etj.
  • Nivelim hidroizolues dhe elastik i suvave të plasaritura.
  • Veshje hidroizoluese dhe mbrojtëse e mureve në themele.
  • I përshtatshëm për hidroizolimin e sipërfaqeve të cilat janë subjekt i vibrimeve dhe i deformimeve të ndryshme.
  • Hidroizolim i pishinave me beton të maturuar (mbi 6 muaj)

MËNYRA E APLIKIMIT

Përgatitja e suportit
Dysheme çimentoze në ballkone, tarraca dhe pishina, sipërfaqja që do të izolohet duhet të ketë një pjerrësi të përshtatshme dhe nuk duhet të ketë gropa (gropat duhen të mbulohen me FIBREN GP – 70). Në qoftë se suporti ka mbetje telash apo hekurash të cilat dalin nga thellësia e betonit apo murit atëherë ato duhen prerë në thellesi 2 – 4 cm dhe më pas gropën e hapur e mbulojmë me mënyrën e përshkruar më lart. Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër, rezistuese dhe e qëndrueshme.

Per izolimin e bodrumeve në ndertësat e vjetra, duhet të hiqet çdo suvatim ekzistues deri në një lartësi prej 30 cm mbi nivelin e lagështisë dhe më pas të vazhdohet si më lart. Në rastin e mbivendosjes së pllakave mbi pllakat ekzistuese të qëramikës, sigurohuni që ato të jenë të ngjitura mirë; pastroni dhe përgatisni sipërfaqen e dyshemesë së vjetër me kujdes, fillimisht me një detërgjent të përshtatshëm, dhe më pas me FUGA CLEAN. Suvatë duhet të jenë të maturuara (7 ditë për çdo cm trashësi) me ngjitje të përshtatshme në suport dhe rezistëncë mekanike të mirë. Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër dhe e qëndrueshme. Lagni me ujë sipërfaqen që do të izolohet, përpara se të aplikoni IZOELASTIC.

APLIKIMI

Derdhni komponentin B (lëngun) në një enë të pastër të përshtatshme; më pas, shtoni me ngadalë komponentin A (pluhurin) duke e përzier mekanikisht. Përziejeni me kujdes me një përzierës mekanik me shpejtësi të vogël, derisa të përftohet një masë homogjene. Nuk këshillohet
përgatitja e përzierjes manualisht. APLIKIMI i materialit bëhet me furçë ose me rrul në disa duar në varesi të mbrojtjes që duam të sigurojmë
ndaj ujit. Materiali aplikohet 1 mm për shtresë. Shtresa pasardhëse aplikohet mbasi të jetë tharë shtresa paraardhëse. Mbasi të keni aplikuar materialin duhet ta mbroni atë nga temperaturat e larta, shiu, etj. Në këndet lidhëse midis dyshemeve dhe mureve apo në sipërfaqet me shumë shtypje dhe mikroçarje etj, IZOELASTIC ka nevojë për përforcim duke mbuluar sipërfaqet me një shirit rrjetë me fibra 10 cm dhe nqs sipërfaqja është shumë difektoze atëherë të mbulohet komplet me rrjetë me fibra xhami nga 65 – 125 gr për m2. Gjithashtu rrjetë përdoret dhe për pishina apo tarraca.

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: HIDROIZOLUES IZOELASTIC

Ngjyra

Gri, E Bardhë

Paketimi

25 kg/thes + 10kg/bidon

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “HIDROIZOLUES IZOELASTIC”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dërgo mesazh në Whatsapp.
Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart