Dërgo mesazh në Whatsapp.

DAST DW CONEXION 99

900L990L

DW CONEXION 99

DAST DW CONEXION 99 Ngjitës dhe rrafshues në formë pluhuri i përforcuar me fibra për realizimin e sistemeve termoizoluese ETICS.
DW CONEXION 99 shërben për ngjitjen dhe më pas rrafshimin e të gjithë tipeve të paneleve që përdoren zakonisht për realizimin e sistemeve termoizoluese kapotë, si panele polisteroli, poliuretani, lesh guri, lesh xhami, grafiti, fibra minerale në mure tulle, betoni ose llaçi me bazë çimento. DW CONEXION 99 është material i parapërgatitur me ngjyrë Gri ose te bardhë, me bazë çimento Portland me cilësi të lartë, rërë guri karbonatik me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetivë special, të cilët përmirësojnë punueshmërinë, ngjitshmërinë në sipërfaqe të vështira, rrisin hidrofobicitetin e llaçit të forcuar ndaj shirave. DW CONEXION 99 është ideal si për fasada të jashtme, ashtu edhe për ambiente të brendshme. Rrafshimi i paneleve duhet të bëhet në dy duar duke i kombinuar këto me vendosjen e rrjetës prej fibrash xhami rezistente ndaj alkalive.

SKU: N/A Tags: ,

900L990L

Shto te të preferuaratAdded to wishlistRemoved from wishlist 0

PËRGATITJA E SIPËRFAQES

Suportet duhet të jenë kompaktë, të stazhionuar e të qëndrueshëm, pa vajra, pa të çara, bojëra, apo pjesë të shkëputshme. Duhet verifikuar që tullat të jenë të ngjitura mirë dhe të mos kenë pjesë që mund të shkëputen. Në qoftë se ka, hiqini këto pjesë dhe bëni meremetimin e sipërfaqes me llaç. Faqet e mureve të veshura me fino duhen kruajtur për të verifikuar nëse sipërfaqja poshtë saj mund të jetë e lyer me bojëra të vjetra të pangjitura mirë ose pjesë të shkëputshme. Sipërfaqet e pluhurosura duhen trajtuar me PRIMER TECNOFIX. Të çarat sipërfaqsore mund të stukohen me DW CONEXION 99, ndërsa të çarat e thella strukturale duhen trajtuar në mënyrë të tillë që të eleminohen shkaqet dhe të mos përsëriten.

NGJITJA

Para se të fillohet ngjitja e paneleve, në mënyrë që të kemi një vendosje sa më të rregullt, paraprakisht është e nevojshme që të fiksohen profile metalikë mbajtës të niveluar. Për aplikime në sipërfaqe të parregullta, si në mur tulle të pasuvatuar, ngjitësi aplikohet me mistri duke e vendosur në formë shiriti për skaj kontureve anësore të panelit dhe disa pika në qendër të tij (ose duke formuar një X në qendër të panelit) me spesorë të tillë në mënyrë që të kompensohen disnivelet. Për aplikime në sipërfaqe të rrafshëta është e këshillueshme që ngjitësi të hapet në të gjithë sipërfaqen e panelit nëpërmjet një malle të dhëmbëzuar (nga 8 deri 10 mm). Të jetë nën kujdes që sipërfaqja e mbuluar nga ngjitësi të jetë të paktën 40% të sipërfaqes totale të panelit. Panelet duhen vendosur në mënyrë horizontale duke nisur nga poshtë-lart. Të bëhet kujdes në bashkimet e paneleve në mënyrë që të mos lihen hapësira boshe ose disnivele. Proçedohet më pas me fiksimin mekanik me upa (për panele të zakonshëm 50 x 100 cm këshillohen, rekomandohen 8 pika ngjitjeje për metër katror).

Njihuni me produktet tona DAST

Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Specifikime: DAST DW CONEXION 99

Paketimi

25kg

Ngjyra

Gri, E Bardhë

Vlerësimi nga Blerësit

0.0 out of 5
0
0
0
0
0
Shkruaj një Vlerësim

Nuk ka ende vlerësime.

Ji i pari që vlerëson “DAST DW CONEXION 99”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bojra Tirana
Logo
Enable registration in settings - general
Shopping cart