ASTAR EPOKSID ME BAZË UJI
1,800L – 6,450L
EPOXY PRIMER W 4000
Astar epoksid dy komponentësh me bazë uji.
PËRSHKRIMI
EPOXY PRIMER W – 4000 është një produkt EPOXY dy – komponentësh, me bazë uji. Është i çertifikuar si “ Klasa II “për rezistencë ndaj lagështisë, çka e bën atë ideal për aplikimet që i nënshtrohen presionit negativ. Produkti ofron rezistencë të lartë ndaj konsumimit. Është rezistent ndaj ujit, acideve, alkaleve, produkteve të naftës etj. EPOXY PRIMER W – 4000 mund të aplikohen në sipërfaqe të thata ose me pak lagështi.
ASTAR EPOKSID ME BAZË UJI
ASTAR EPOKSID ME BAZË UJI EPOXY PRIMER W – 4000
Astar epoksid dy komponentësh me bazë uji.
PËRSHKRIMI
EPOXY PRIMER W – 4000 është një produkt EPOXY dy – komponentësh, me bazë uji. Është i çertifikuar si “ Klasa II “për rezistencë ndaj lagështisë,
çka e bën atë ideal për aplikimet që i nënshtrohen presionit negativ. Produkti ofron rezistencë të lartë ndaj konsumimit. Është rezistent ndaj ujit, acideve, alkaleve, produkteve të naftës etj. EPOXY PRIMER W – 4000 mund të aplikohen në sipërfaqe të thata ose me pak lagështi.
FUSHA E APLIKIMIT
EPOXY PRIMER W – 4000 përdoret si astar, si dhe për përgatitjen e sipërfaqes me shtimin e rërës kuarcore – për riparime sipërfaqesh me bazë çimento, p.sh.: beton ose shtresa izoluese, që do të mbulohet me EPOFLOOR FG – 8700.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Sipërfaqja duhet të jetë:
- E qëndrueshme.
- Pa praninë e materialeve që parandalojnë lidhjen, p.sh. pluhur, Grimca të lirshme, yndyrna etj
- E mbrojtur nga presionet negative te lagështisë.
Gjithashtu ajo duhet të përgatitet sipas natyrës së sipërfaqes. Pas kësaj, sipërfaqet duhet të pastrohen mirë nga pluhuri me një fshesë me korent.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Komponenti A (rezina) dhe komponenti B (forcuesi) janë mbushur në dy kova të veçanta, në proporcion të paracaktuar në raport peshe. E gjithë sasia e komponentit B duhet shtuar në komponentin A. Përzierja e 2 komponentëve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me shpejtësi të ulët (300 rrotullime/min). Është e rëndësishme që për të arritur një përzierje të plotë të përzihet mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniformë e forcuesit. EPOXY PRIMER W – 4000 aplikohet siç është ose i holluar deri me 10% me ujë. Ai mund të aplikohet me një furçë ose rrul.
PASTRIMI
Mjetë e punës fillimisht pastrohen me letër dhe pastaj duke përdorur tretës.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj nëse ruhet në paketim origjinal dhe të pahapur në vënde të thata dhe në temperatura ndërmjet 5o C dhe 25o C.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: ASTAR EPOKSID ME BAZË UJI
|
Nuk ka ende vlerësime.