VONUES NË THARJEN E BETONIT
1,220L – 130,000L
BETO-RET
Vonues në tharjen e betonit – Reduktues i sasisë së ujit dhe plastifikues
PËRSHKRIMI
- BETO – RET është një aditiv i lëngshëm që vonon tharjen e betonit, pra zgjat kohën në të cilën betoni ka plasticitet. Në të njëjtën kohë redukton sasinë e ujit të nevojshëm për punuëshmerinë ose nga mbajtja e qëndrueshme e sasisë së ujit në përzierje, përmirëson punueshmërinë.
- Përveç kohës së tharjes, ai mundeson hidratim shumë të mirë te çimentos, duke rezultuar një rritje të konsiderueshme të rezistencave fillestare dhe përfundimtare të betonit.
- Ngadalëson mpiksjen e betonit dhe parandalon ndarjen e agregatëve
- Parandalon dukshëm plasaritjet që vijnë si pasojë e tkurrjeve të betonit.
VONUES NË THARJEN E BETONIT
VONUES NË THARJEN E BETONIT – Reduktues i sasisë së ujit dhe plastifikues
PËRSHKRIMI
BETO – RET është një aditiv i lëngshëm që vonon tharjen e betonit, pra zgjat kohën në të cilën betoni ka plasticitet. Në të njëjtën kohë redukton sasinë e ujit të nevojshëm për punuëshmerinë ose nga mbajtja e qëndrueshme e sasisë së ujit në përzierje, përmirëson punueshmërinë.
- Përveç kohës së tharjes, ai mundeson hidratim shumë të mirë te çimentos, duke rezultuar një rritje të konsiderueshme të rezistencave fillestare dhe përfundimtare të betonit.
- Ngadalëson mpiksjen e betonit dhe parandalon ndarjen e agregatëve
- Parandalon dukshëm plasaritjet që vijnë si pasojë e tkurrjeve të betonit.
- Zvogëlon absorbueshmërinë e ujit në beton për shkak të reduktimit të porozitetit. BETO – RET është një shtesë e domosdoshme në përgatitjen me cilësi të lartë të betonit.
- Përmirëson rrjedhshmërinë e betonit dhe ngadalëson tharjen.
- Lehtëson transportimin e betonit të gatshëm në distanca të gjata, veçanërisht në temperatura të larta.
- Zhvillimi i forcimit nuk shkakton vonesa në heqjen e formave të drurit.
- Në përputhje me standardin ELOT EN 934 – 2:2001, Tabela 10.
- Ulja e sasisë së ujit në përzierje për përgatitjen e betonit me karakteristika të caktuara e arritur me shtimin e BETO – RET, lejon uljen e sasisë se çimentos me të njëjtën përqindje. Duke mbajtur raportin ujë / çimento konstante, betoni i prodhuar ruan cilësinë e dëshiruar.
DOZIMI
Dozimi i lejuar: 0.2 – 0.5% ne raport peshë çimento
EFEKTIVITETI
Për çdo sasi te lejueshme dozimi arrihet një reduktim I ujit deri në masën 5 – 18%. Respektivisht ndodh një rritjë e forcës finale nga 6 – 11%. Koha
e fillimit te mpiksjes shkon nga 150 minuta deri në 200 minuta ndërkohë që e tharjes finale shkon nga 180 minuta deri në 240 minuta.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketim origjinal dhe të pahapur në temperaturë midis 5o C dhe +30o C. Materiali duhet të jetë i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit dhe ngricës.
VËREJTJE
- BETO – RET është i përshtatshëm për të gjitha llojet e çimentos Portland.
- Mbidozimi mund të shkaktojë tharje të përshpejtuar por nuk ndikon në rezistencat finale të betonit.
- Nëqoftese materiali ngrin, kthejeni në temperaturë +5o C dhe përzijeni deri sa të homogjenizohet përsëri.
Njihuni me produktet tona DAST
Specification: VONUES NË THARJEN E BETONIT
|





There are no reviews yet.