HIDROIZOLUES AQUABLOCKER PU
4,200L – 9,000L
AQUABLOCKER PU
Hidroizolues një komponentësh me bazë poliuretani, I gatshëm për përdorim.
KARAKTERISTIKAT
AQUABLOCKER PU është një material lyerës hidroizolues me bazë poliuretani për tarraca, me përmbaje të lartë rezinash poliuretani.
- Ofron një hidroizolim dhe elasticitet të lartë.
- Karakterizohet nga aftësi shumë të mira ngjitëse në të gjitha sipërfaqet me bazë çimento si edhe të atyre të përbëra prej tulle druri ose metali dhe mbi çdo lloj tjetër materiali hidroizolues. Mundësi përdorimi edhe në shtresa ta paniveluara.
- Siguron elasticitet të lartë duke evituar formimin e çarjeve edhe plasaritjeve që mund të krijohen me kalimin e kohës.
- Ngjyra e bardhë e hidroizoluesit gjatë verës ndihmon në uljen e temperaturës, është hermetik por lejon përshkueshmërinë nga avujt.
HIDROIZOLUES AQUABLOCKER PU
HIDROIZOLUES AQUABLOCKER PU Hidroizolues një komponentësh me bazë poliuretani, I gatshëm për përdorim.
KARAKTERISTIKAT
AQUABLOCKER PU është një material lyerës hidroizolues me bazë poliuretani për tarraca, me përmbaje të lartë rezinash poliuretani.
- Ofron një hidroizolim dhe elasticitet të lartë.
- Karakterizohet nga aftësi shumë të mira ngjitëse në të gjitha sipërfaqet me bazë çimento si edhe të atyre të përbëra prej tulle druri ose metali dhe mbi çdo lloj tjetër materiali hidroizolues. Mundësi përdorimi edhe në shtresa ta paniveluara.
- Siguron elasticitet të lartë duke evituar formimin e çarjeve edhe plasaritjeve që mund të krijohen me kalimin e kohës.
- Ngjyra e bardhë e hidroizoluesit gjatë verës ndihmon në uljen e temperaturës, është hermetik por lejon përshkueshmërinë nga avujt.
FUSHA E PËRDORIMIT
AQUABLOCKER PU përdoret si hidroizolues nëpër tarraca, ballkone, mure, si edhe në vënde me lageshtirë. Aplikohet lehtësisht duke krijuar një membranë hidroizoluese me elasticitet të lartë dhe rezistencë mekanike pa krijuar çarje ose tkurrje. Gjithashtu, është lehtësisht i aplikueshëm në zonat e vështira si kënde, bashkime të materialeve të ndryshëm që formojnë fuga etj. AQUABLOCKER PU nuk rekomandohet të përdoret për hidroizolimin e bodrumeve nëntokësorë.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
Sipërfaqet ku do të aplikohet materiali duhet të jenë të pastra nga pluhurat, bojërat, etj. Në mënyrë që të arrihet një hidroizolim sa më i mirë rekomandohet që sipërfaqja që do të hidroizolohet me AQUABLOCKER PU të trajtohet paraprakisht me astarin PU – 88 Primer.
APLIKIMI
AQUABLOCKER PU aplikohet në dy duar me furçë ose me rrul, mbasi të jetë tharë plotësisht astari i aplikuar paraprakisht mbi sipërfaqen që do të hidroizolohet. Konsumi është afërsisht 0.8 – 1 Kg/m2 në varësi të sipërfaqes që do të hidroizolohet. Dora e dytë duhet të aplikohet vetëm pasi shtresa e pare të jetë tharë plotësisht, duhet ti kushtohet kujdes që aplikimi i shtresës së dytë të bëhet në formë kryq mbi shtresën e parë.
KONSUMI
Konsumi është afërsisht 0.8 – 1 Kg/m2
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
Ruhet në mjedise të mbrojtura nga ngricat deri në 18 muaj nga data e prodhimit.
Njihuni me produktet tona DAST
Specification: HIDROIZOLUES AQUABLOCKER PU
|





There are no reviews yet.