ADETIV PËR PËRMIRSIMIN E LLAÇIT
ADETIV PËR PËRMIRSIMIN E LLAÇIT LATEX është një polimer sintetik, për përmirësimin e llaçrave me bazë çimento dhe shtresash betoni.
PËRDORIMI I LATEX
- Shtresë lidhëse ndërmjet betonit të vjetër dhe të ri ose llaçit.
- Përmirësimin e llaçit dhe rifiniturave me bazë çimento dhe gëlqereje.
- Rrit ngjitshmërinë e llaçrave dhe papërshkueshmërinë nga uji.
- Përdoret për llaçrat hidroizolues me bazë çimento duke siguruar rezistencë ndaj presionit hidrostatik.
- Përdoret për përmirësimin e rezistencës së llaçrave të themeleve.
- Permirëson ndjeshem aftësinë ngjitëse të kollrave, dhe rifiniturave.
- Mbron sipërfaqet e betonit nga dehidratimi.
- Përdorimi i LATEX rrit ndjeshëm ngjitshmërinë, rezistencën mekanike, elasticitetin dhe papërshkueshmërinë nga uji të produkteve të ndërtimit me bazë çimento.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suportet mbi të cilat do të aplikohet produkti duhet të jenë të pastra nga të gjitha pluhurat, yndyrnat, vajrat, mbetjet e finos, bojrat etj.
APLIKIMI
LATEX përzihet me ujin dhe raporti i përzierjes varet nga karakteristikat që duam t’i japim llaçrave dhe ngjitësave për pllaka. Raporti i përzierjes së LATEX me ujin nuk duhet të jetë më i ulët se 1:5. Nëse ky raport do të jetë shumë i vogël atëherë nuk do të kemi përmirësim dhe përforcim të vetive të llaçrave dhe ngjitësave me bazë çimento. Për përgatitjen e përzierjes së betonit dhe llaçit tradicional, fillimisht hidhet LATEX e më pas çimento dhe rërë për të shmangur krijimin e kokrrizave. Përdorimi i tij rrit ndjeshëm punueshmërinë e produktit dhe kohën e tharjes. Të gjithë llaçrat me bazë çimento të cilat përzihen me LATEX karakterizohen nga ngjitshmëri dhe elasticitet më i lartë se llaçrat të cilët nuk shoqërohen nga LATEX.
Njihuni me produktet tona DAST
Specification: ADETIV PËR PËRMIRSIMIN E LLAÇIT
|





There are no reviews yet.