NGJITËS POLISTEROLI DW CONEXION
1,590L
DW CONEXION Plus
Për fiksimin e paneleve termoizoluese EPS dhe paneleve te paneleve minerale, si dhe për të aplikuar një shtresë e hollë te përforcar me rrjetë për izolimin termik të ndërtesave.
KARAKTERISTIKAT
- Nuk ka nevojë për aplikimin e një astari para aplikimit të produktit
- Konsumi më i ulët
- Ngjitshmëri e lartë
- Lejon difuzionin e avujve
- Fleksibël
- Rezistente ndaj plasaritjeve
- Rezistente ndaj kushteve atmosferike
NGJITËS POLISTEROLI DW CONEXION
NGJITËS POLISTEROLI DW CONEXION Plus Për fiksimin e paneleve termoizoluese EPS dhe paneleve te paneleve minerale, si dhe për të aplikuar një shtresë e hollë te përforcar me rrjetë për izolimin termik të ndërtesave.
KARAKTERISTIKAT
- Nuk ka nevojë për aplikimin e një astari para aplikimit të produktit
- Konsumi më i ulët
- Ngjitshmëri e lartë
- Lejon difuzionin e avujve
- Fleksibël
- Rezistente ndaj plasaritjeve
- Rezistente ndaj kushteve atmosferike
FUSHA E PËRDORIMIT
Conexion Plus ngjitës me bazë çimento për ngjitjen e paneleve EPS dhe paneleve minerale ne DAST ETICS (sistemet e jashtme termoizoluese). DW CONEXION PLUS përdoret për të ngjitur panelet termoizoluese ne objektet e reja, si edhe ne ndërtesat ekzistuese që do rinovojnë fasadat me sistem termoizolues.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
DW CONEXION PLUS ka ngjitshmëri shumë të mirë ne sipërfaqe të tilla si mur, suva dhe sipërfaqe me bazë çimento të cilat duhet të jenë të lirë nga yndyrnat, bitumet, pluhuri dhe substanca të tjera që ulin forcën ngjitëse. Ngjitshmëria në llaçra ekzistuese dhe veshje boje duhet të kontrollohet para fillimit të aplikimit. Në rast të kontaminimit mikrobiologjik me kërpudha, myshk dhe alga, sipërfaqja e fasadës duhet të pastrohet me furçe metalike dhe, më pas të trajtohet me solucion kundra këtyre mikrobeve. Muret e vjetra të suvatuara, llaçrat e forta dhe sipërfaqet e bojës duhet të zmerilohen, pastaj lahen me ujë me presion dhe të lihen deri sa të thahen plotësisht.
APLIKIMI
DW CONEXION PLUS duhet derdhur në sasinë e matur e ujit të ftohtë dhe të pastër dhe trazuar me anë të një mikseri derisa një masë homogjene të përftohet. Llaçi i gatshëm duhet të aplikohet me një mistri përgjatë skajeve të panelit në një rrip prej 3 ÷ 4 cm të gjerë dhe me gjatesi prej përafërsisht. 8 cm ne disa pjesë të panelit. Pastaj menjëherë, paneli EPS duhet të fiksohet në mur me disa goditje të vogla. Llaçi i aplikuar siç duhet kur montohet, duhet të mbulojë minimumi 40% të sipërfaqes së panelit. Në rast të sipërfaqeve të suvatuara mund të aplikohet me anë të një malle të dhëmbëzuar me dhëmbë 10 – 12 mm. Panelet duhet të jenë të fiksuar fort njëri me tjetrin në mënyrë “mur tulle”. Kur panelet EPS janë montuar pas përafërsisht 3 ditësh, çdo pabarazi në nivelimet e paneleve eleminohet me letër gërryese, dhe më pas duhet të përforcohet edhe me upa plastike ose mekanike. Numri i upave duhet të jetë minimumi 4 copë për m2.
KONSUMI
Konsumi i përafërt:
Fiksimin e paneleve EPS: përafërsisht. 3.5 Kg/m2
Shtresa rrafshuese: përafërsisht 3.0 Kg/m2
PAKETIMI
CONEXION PLUS është i mbushur në thasë letre 25 Kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj, kur është i ruajtur në mjedis normal dhe paketim origjinal, të mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe ngricave.
Njihuni me produktet tona DAST
Specifikime: NGJITËS POLISTEROLI DW CONEXION
|
Nuk ka ende vlerësime.