LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10 FAST
440L
- Material në formë pluhuri me bazë çimento, gëlqere, rëre guri me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special.
- Karakterizohet nga një punueshmëri mjaft e mirë.
- Rezistencë të lartë mekanike
- Pa rrëshqitshmëri vertikale
- Aftësi ngjitëse në mure dhe tavane.
LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10 FAST
LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10 FAST Material mbushës me tharje të shpejtë për mure tulle ose blloku për ambiente te brenshme ose të jashtme.
KAREKTERISTIKAT TEKNIKE
- Material në formë pluhuri me bazë çimento, gëlqere, rëre guri me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special.
- Karakterizohet nga një punueshmëri mjaft e mirë.
- Rezistencë të lartë mekanike
- Pa rrëshqitshmëri vertikale
- Aftësi ngjitëse në mure dhe tavane.
FUSHA E APLIKIMIT
Përdoret si llaç themelor për suvatimin e të gjitha llojeve të suporteve si mureve prej tulle, blloqe etj. Produkti aplikohet me dorë. Gjatë aplikimit të produktit temperatura e suportit dhe temperatura e ambientit duhet të jenë nga +5o C deri në +35o C.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suporti ku do të aplikohet materiali duhet të jetë i thatë, i pastër, i njëtrajtshëm, absorbues, i qëndrueshëm. Nuk duhet të ketë mbetje të huaja si vajra, verniqe, nafta, etj. Suporti mbi të cilin aplikohet materiali nuk duhet të ketë shfaqje dukurish të tilla si efluoreshenca.
PËRGATITJA E PËRZIERJES
Përzieni 25 Kg pluhur Llaç Mbushës me 5 – 5.5 litra ujë me anë të një përzierësi elektrik ose në mënyrë manuale, derisa të fitohet një masë për punueshmërinë e kërkuar.
MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT
Produkti aplikohet në mënyrë manuale, me mistri. Mos e përzieni me materiale të tjera përveç LATEX. Llaçi i freskët duhet përpunuar brenda 1 orë. Mbroni tullat dhe llaçin (mbi të gjitha gjatë ndërprerjes së punës) nga shiu. Në rast se temperaturat janë të larta mirë është që llaçi të laget pak përpara se të thahet në mënyrë që të mos humbasë ujin.
PËRFORCIMI ME LATEX
Për ti përmirësuar ngjitshmërinë, papërshkueshmërinë nga uji, plasticitetin, elasticitetin, forcën mekanike etj, llaçi mund të përforcohet me adetivin LATEX. Raporti i përzierjes është 1:5 në ujë. (shikoni skedën teknike LATEX)
Njihuni me produktet tona DAST
Specification: LLAÇ SUVATIMI MORTEL GP-10 FAST
|





There are no reviews yet.